KOMRA rrjeti i pajtimit

06.10.2017.

Fedrije Xhafa

ICTY, Vllastimir Gjorgjeviq, Zeri i vikctimave

Pjesë nga video dëshmia e Fedrije  Xhafa

Lënda: Vllastimir Gjorgjeviq (IT-05-87/1)

Gjykata: Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY)

Prokurori: Chester Stamp

Gjykatësi: Kevin Parker, kryesues

Data e dëshmisë: 01.04.2009.

Fedrije Xhafa Shqiptare e Kosovës ka lindur në vitin 1964, në Bari, pranë Mitrovicës. Që nga viti 2000, punon në Akademinë e Policisë në Vushtrri. Dëshmitarja dhe të afërmit e saj më 2. maj të vitit 1999. Janë bashkangjit konvojit të refugjatëve që shkonte në drejtim të Vushtrrisë. Policia ndaloi në afërsi të fshatit Studime e Poshtme. Policët disa her janë afruar traktorit, në të cilin ka qen  me 13 anëtarët e familjes të saj, dhe janë kërcënuar se do të vrasin anëtarët meshkuj të familjes, nëse nuk ju japin para. Ajo dëshmon se në një moment erdhën katër policë të cilët pa fjalë qëlluan me plumb në kokë të vëllain e saj Jetishin. Pastaj nga traktori kanë “zbritur” babai i saj dhe e kanë pushkatu. Babai në vendngjarje ka vdekur nga plagët e marra, ndërsa vëllai për çudi mbijetoi. Sipas aktakuzës kundër gjeneralit Gjorgjeviq, në masakrën në afërsi të Sudimljes më, 2. maj 1999. janë vrarë rreth 105 shqiptarë të Kosovës.

Produkcioni: Koalicioni për KOMRA, korrik 2017.

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.