KOMRA rrjeti i pajtimit

09.07.2018.

Samiti në Londër pa Deklaratë për KOMRA-n

Procesi i Berlinit

Premtimi i fortë i presidentëve të Serbisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë që kryeministrat e vendeve të përmendura do ta nënshkruajnë deklaratën për themelimin e KOMRA-s, në samitin e Londrës, me 10. 07. 2018, nuk ka sjellë rezultatet e pritura. Deri me datën 7. 7. 2018, Koalicioni nuk ka marrë vendimin e qeverive të të gjitha vendeve të përmendura, gjë që ndikoi që organizatori i Samitit, Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe,  të përfundoj rendin e ditës pa pikën e planifikuar – Deklarata mbi KOMRA-n.

Nënshkrimi i Deklaratës për KOMRA-n është projektuar si një manifestim i vullnetit të liderëve të vendeve post-jugosllave për t’u ballafaquar bashkarisht me të kaluarën e afërt, për të përcaktuar faktet për krimet tē luftës dhe viktimat. Gjithashtu, është menduar që të ftohen shtetet tjera të ish-Jugosllavisë siç janë: Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Sllovenia për ta bartur së bashku barrën e së kaluarës, për të kontribuar në ndërtimin e kulturës së bashkëndjenjës si dhe respektit për të gjithë viktimat e luftërave të viteve të nëntëdhjeta.

Koalicioni për KOMRA vazhdon bashkëpunimin dhe marrëveshjen me institucionet e vendeve post-jugosllave në lidhje me themelimin e KOMRA-s.

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.