09.07.2018.
Natasha Kandiq: Ivaniqi dhe Çoviqi kundër vërtetimit të fakteve mbi viktimat e luftës
Procesi BerlinitNë rendin e ditës të Samitit të Londrës mbi Ballkanin Perëndimor në Londrës nuk do të gjendet nënshkrimi i Deklaratës mbi themelimin e Komisionit Rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut në hapësirën e ish RSFJ-së (KOMRA).
Këtë informacion për Vijesti.ba e ka vërtetuar themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare dhe koordinatorja rajonale e Koalicionit për KOMRA-n, Natasha Kandiqi.
Sipas fjalëve të saj, Koalicioni për KOMRA-n nuk i ka marrë vendimet e qeverisë së Serbisë, të Malit të Zi, Kosovës dhe të Maqedonisë, gjë që ka bërë që organizatori i Samitit – Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe – ta përfundoj rendin e ditës së takimit pa Deklaratën.
Paraprakisht, Koalicioni kishte vendosur që nënshkrimin në këtë dokument në Londër ta vendosin kryeministrat e vetëm atyre vendeve të cilat kanë pranuar të jenë iniciatorë dhe në këtë mënyrë t’iu bëjnë thirrje edhe shteteve të tjera që t’iu bashkohen në atë nismë.
– Edhe pse përkrahja verbale parimisht ekziston, ka qenë e nevojshme që qeveritë e atyre vendeve të marrin vendime që Deklaratën ta nënshkruajë kryeministrat e tyre, por kjo nuk ka ndodhur – thotë Kandiqi.
Ajo e ka qartësuar se si mbi këtë nismë edhe më tutje nuk ka pajtueshmëri në mes të anëtarëve të Presidencës së B dhe H. Edhe në Kroaci ka rënë interesimi për procesin e KOMRA-s para 3-4 vitesh.
Kandiqi e thekson se B dhe H nuk ka bërë absolutisht asgjë në nivel institucional në lidhje me vërtetimin e fakteve mbi viktimat e luftës së kaluar.
– Qeveria e RS ka qenë e detyruar nga ish përfaqësuesi i lartë Paddya Ashdown që ta kryejë hulumtimin dhe të tubojë të dhënat, dhe ne të gjithëve na kujtohet ai Raport mbi ngjarjet e datës prej 10 deri në datën 19 korrik të vitit 1995 në Srebrenicë. Komisioni i Qeverisë së RS ka dalë me rreth 8.000 emra të atyre që aso kohe e kanë humbur jetën dhe fati i të cilëve nuk ka qenë i ditur – ka thënë Kandiqi.
Pa marrë parasysh se sa është kontestuar më vonë ky raport, në te, megjithëkëtë, ekziston vula zyrtare. Por, si entitet. Kurse në nivel të shteteve – nuk kemi kurgjë.
– E kemi vetëm “Librin boshnjak të të vdekurve” me 96.000 emra, i cili është punuar në bazë të dokumentacionit të Qendrës Hulumtuese-Dokumentuese. Por ajo e bart vulën e një organizate joqeveritare, e cila tashmë edhe nuk ekziston – qartëson Kandiqi.
Presidenca e B dhe H, siç thotë, ka më së paku arsye që të mos e vendos nënshkrimin e saj në Deklaratën mbi KOMRA-n dhe ajo do të duhej të tregojë se si për këtë nismë ekziston një vullnet i fortë politik.
Mbështetja e anëtarit boshnjak të Presidencës së B dhe H për Nismën për KOMRA-n është e pranishme që nga fillimi. Shumë vite edhe anëtari kroat e ka mbështetur atë, por kjo ka ndryshuar në vitin 2015. Qëndrimi i anëtarit serb të Presidencës së B dhe H edhe para Mladen Ivaniqit ka qenë i tillë që kjo nuk është në interes të popullit serb, për arsye se ka mbretëruar një bindje e gjerë, para së gjithash në institucione, se gjithçka që është rajonale – “është e drejtuar kundëtr serbëve të Bosnjës”.
– Shpresojmë se me zgjedhjen e ndonjë anëtari të ri të Presidencës, fundja qoftë ky edhe Dodiku, mund të rezultojë deri te disa ndryshime, për arsye se njëmend një qëndrim politik mund të zhbëjë edhe atë që disa institucione të RS-së e kanë bërë – ka thënë Kandiqi.
Ajo e ka nënvizuar se si është turp i madh politik fakti që Deklarata mbi KOMRA-n nuk do të paraqitet në Samitin e Londrës, duke e marrë parasysh se vetëm ajo ka buruar nga hapësira e ish Jugosllavisë, deri sa gjithçka tjetër e ka përgatitur Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe.
Kandiqi përkujton se themelimin e KOMRA-s e kanë përkrahur mbi 580.000 qytetarë anë e kënd rajonit. Nënshkrimi i Deklaratës mbi KOMRA-n është menduar si manifestim i gatishmërisë së liderëve të shteteve post-jugosllave që në mënyrë të përbashkët të merren me të kaluarën jo të largët, me vërtetimin e fakteve mbi krimet dhe viktimat e ndryshme si dhe si një thirrje ndaj shteteve të tjera post-jugosllave – Kroacisë, B dhe H dhe Sllovenisë që së bashku ta bartin barrën e së kaluarës dhe t’i kontribuojnë ndërtimit të kulturës së bashkëndjesisë dhe respektimit të të gjitha viktimave të luftërave të viteve 90-të.
– Po dëshmohet se ne kemi politikanë, të cilët nuk janë të përgjegjshëm në momentin kur duhet të tregojnë se si ai proces i pajtimit tek ne megjithëkëtë nuk është në pikën e vdekur – ka përfunduar Kandiqi.
(Publikuar në vijesti.ba, 9.7.2018.)