KOMRA rrjeti i pajtimit

01.09.2021.

Thirrje për projekte të vogla

Rrjeti i pajtimit KOMRA i thërret organizatat e shoqërisë civile (OSHC) nga Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia që të aplikojnë për projekte të vogla, të cilat i kontribuojnë vendosjes së drejtësisë tranzicionale, ndërtimit të besimit dhe pajtimit rajonal. Ndarja e granteve për projekte të vogla është pjesë e projektit Mbështetja për organizatat lokale të shoqërisë civile në nismat e drejtësisë tranzicionale dhe në ndërtimin e besimit në Ballkanin Perëndimor – Rrjeti i pajtimit KOMRA,  të cilat financiarisht i mbështet BE – Shërbimi për instrumentet e politikës së jashtme (FPI), RBF, CRD dhe NED.

 

Dërgojeni propozimin e projektit, i cili i kontribuon zgjerimit të njohurive mbi faktet e vërtetuara në mënyrë gjyqësore mbi viktimat dhe krimet dhe i cili e nxit empatinë ndaj viktimave, i cili i kontribuon pajtimit midis bashkësive, zvogëlimit të hapësirës për gënjeshtra dhe interpretime politike të së kaluarës si dhe ndërtimit të kulturës së përkujtimit të gjitha viktimave pa e marrë parasysh përkatësinë etnike, dhe i cili e nxit të menduarit kritik mbi të kaluarën dhe pajtimin.

Me rëndësi është që ta keni idenë e qartë të projektit, të cilën do ta zhvilloni në punëtoritë, të cilat do t’i mbajnë ekspertët për drejtësi tranzicionale dhe zhvillim të projekteve.

 

Shuma minimale e grantit për projekt është 2.000 EUR, kurse ajo maksimale 7.000 EUR.

 

Aplikimet dërgohen në mënyrë elektronike, me e-mail në adresën regional@recom.link

 

Afati i fundit për aplikim është 16 tetor, 2021.

 

 

Udhëzues për dorëzimin e propozimeve për projekte – Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia

Udhëzues për dorëzimin e propozimeve për projekte – Maqedonia e Veriut

Aplikimi për grante   pdf   .docx

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.