10.04.2023.
Përkrahja për organizatat lokale të shoqërisë civile – nismat e drejtësisë tranzicionale dhe ndërtimi i besimit në Ballkanin Perëndimor – Rrjeti i pajtimit KOMRA
KOMRA, REKOM Mreža pomirenja, sabgranting, subgrantingRrjeti i Pajtimit të KOMRA fton organizatat e shoqërisë civile nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova që të paraqesin/dërgojnë propozime iniciativa, e cila i kontribuon zgjerimit të njohurive mbi faktet gjyqësore dhe përforcimit të zërit të viktimave, pranimit dhe zbulimit të fakteve dhe të krimeve të luftës në bashkësinë lokale, ndërtimit të kulturës së përkujtimit dhe pajtimit rajonal.
Afati për paraqitje të aplikimit dhe të projektit është 30.4.2023.
Rrjeti i pajtimit KOMRA (RRPK), ish Koalicioni për KOMRA-n, i tubon organizatat e shoqërisë civile, artistët, shkrimtarët, historianët, juristët de individë të tjerë, të cilët me aktivitetet dhe me angazhimin e tyre publik e mbështesin regjistrin emër për emër të të gjitha viktimave të luftërave të viteve 1991-2001 në hapësirën e ish Jugosllavisë. Përkrahjen për regjistrin rajonal të viktimave të luftës e kanë dhënë 580.000 qytetarë të vendeve post-jugosllave, të cilët në vitin 2011 e kanë nënshkruar peticionin për themelimin e KOMRA-s. Deri në vitin 2015, liderët e Kroacisë, Serbisë, të Malit të Zi, Kosovës, dhe të Maqedonisë (Maqedonisë Veriore të tashme) si dhe dy anëtarë të Presidencës së B dhe H, e kanë mbështetur nismën qytetare që shtetet bashkërisht të regjistrojnë të gjitha viktimat e luftës. Koalicioni për KOMRA-n, në muajin dhjetor të vitit 2014 e ka miratuar Projekt Statutin e KOMRA-s, të cilin paraprakisht e kanë harmonizuar të dërguarit e liderëve të vendeve të cekura dhe ekspertët e Koalicionit për KOMRA-n si dokument për fillimin e procedurës për themelimin e KOMRA-s. Megjithëkëtë, ndryshimet politike në Kroaci, në muajin shkurt të vitit 2015, kanë çuar deri te kthesa e madhe e këtij vendi në ballafaqimin me të kaluarën – Kroacia është përcaktuar për ballafaqimin kombëtar me të kaluarën, me çka përkrahja politike nismës për KOMRA-n dukshëm është dobësuar. Në pajtim me marrëveshjen me liderët e vendeve të tjera post-jugosllave, Koalicioni e ka përgatitur Deklaratën për themelimin e KOMRA-s, me propozimin që në samitin e Procesit të Berlinit në Londër në vitin 2018 ta nënshkruajnë ministrat e punëve të jashtme të Ballkanit Perëndimor, duke shpresuar që Kroacia, si anëtare e BE-së, do të inkuadrohet më vonë. Megjithëkëtë, vendimin e qeverisë për nënshkrimin e Deklaratës e ka sjellë vetëm Mali i Zi, arsye kjo përse nënshkrimi i Deklaratës është hequr nga rendi i ditës së samitit të Procesit të Berlinit në vitin 2018. Pastaj ka rezultuar mbështetja e dukshme e Drejtorisë së BE-së për politikën e fqinjësisë dhe të zgjerimit të BE-së. Në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit në vitin 2019, drejtori gjeneral i nderit i KE, Pierre Mirel, në emër të Drejtorisë së BE-së për politikën e fqinjësisë e ka vizituar Sarajevën ku është informuar nga këshilltarët e anëtarëve të Presidencës së B dhe H se anëtari boshnjak dhe kroat i Presidencës kanë prioritete të reja – sigurimin e stabilitetit dhe të sigurisë rajonale për B dhe H dhe se Republika Srpska nuk e mbështet pajtimin në bazë të fakteve gjyqësore, për të cilat angazhohet Koalicioni për KOMRA-n. I ballafaquar me ndërprerjen e mbështetjes politike, Kuvendi i Koalicionit në muajin dhjetor të vitit 2019, në mbledhjen e tij të XII-të, e ka sjellë vendimin mbi rekonstruktimin e Nismës KOMRA – marrjen përsipër të brengës për hartimin e regjistrit rajonal të viktimave (130.000), me anë të rritjes së kapaciteteve hulumtuese përmes përfshirjes së fakulteteve të shkencave shoqërore nga Kroacia dhe B dhe H, dhe me sigurimin për mjetet përkatëse financiare. Sipas të dhënave të RrPK, identiteti i së paku 27.500 viktimave të luftës tashmë është vërtetuar: identiteti i rreth 7.000 viktimave të luftës është vërtetuar me anë të aktgjykimeve gjyqësore, Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) nga shumë burime e kanë konstatuar identitetin e 13.500 viktimave civile e ushtarake në lidhje me luftën në Kosovë, kurse Documenta dhe FHP identitetin e rreth 7.000 viktima civile e ushtarake në luftën në Kroaci. Një pjesë e madhe e punës është kryer, por është më se e nevojshme që sa të jetë e mundur më parë të kryhet regjistrimi i të gjitha viktimave dhe që të dhënat të jenë publikisht të qasshme për verifikim. Për një punë të këtillë të rëndësishme është thelbësore një mbështetje më e fuqishme për nismat në nivel lokal, të cilat e promovojnë perspektivën e viktimave dhe të drejtësisë, pajtimin rajonal, respektimin e viktimave pa marrë parasysh përkatësinë etnike, i nxisin të rinjtë që të mësojnë, të mbajnë mend dhe të mendojnë në mënyrë kritike për të kaluarën. Prej këndej rezulton projekti i granteve të vogla, që i kanë menduar anëtaret e RrPK-së, të cilat marrin pjesë në hulumtimin e humbjeve njerëzore dhe të vendeve të ngujimit – Fondi për të Drejtën Humanitare (Serbi), Fond për të Drejtën Humanitare Kosovë (Kosovë), Shoqata për Drejtësinë Tranzicionale, Pajtimin dhe Përkujtimin në B dhe H, dhe Qendra për Demokraci dhe Drejtësi Tranzicionale (B dhe H), Qendra për Edukim Qytetar (Mali i Zi) dhe Instituti për Politikë Evropiane (Maqedonia e Veriut).