21.10.2007.
Të rinjtë -Beograd, Serbi – 21.10.2007.
2007, Konsultimet rajonale, Serbia, Të RinjtëKëto konsultat i organizuan Fondi për të Drejtën Humanitare, Qendra KërkimoreDokumentuese dhe Documenta, në bashkëpunim me Nismën rinore për të drejtat e njeriut (Serbi) dhe Rrjetin rinor të Kroacisë. Në diskutime morën pjesë 37 pjesëmarrës të organizatave joqeveritare dhe të organizatave rinore, katër anëtarë të rinisë të partive politike në rajon, si dhe 16 vëzhgues, prej tyre dy të organizatave ndërkombëtare. Fjalët hyrëse i mbajtën Nataša Kandić (Fondi për të Drejtën Humanitare, Serbi) dhe Vesna Teršelič (Documenta, Kroaci), kurse tubimin e moderuan Emina Bužinkić (Rrjeti rinor i Kroacisë, Kroaci) dhe Andrej Nosov (Nisma rinore për të drejtat e njeriut, Serbi). Web portali H-Alter me një lajm të shkurtë e ka paralajmëruar tubimin.