24.02.2010.
OJQ-Prizren, Kosovë-24.02.2010.
2010, Komunitetet lokale, Kosova, OJQKonsultimet u organizuan nga organizata joqeveritare Fisnikët. Në konsultime morën pjesë 41 pjesëmarrës/e dhe 11 vëzhgues, nga Prizreni, Malisheva, Vushtrria, Krusha, Rahoveci, Dragashi dhe Ferizaji. Për konsultimet raportuan stacionet televizive si Deutsche Welle, Kosova, Prizren, Besa, Opinion, gazeta Koha Ditore dhe Kosova Sot si dhe radiostacioni ROA. Në fjalën hyrëse të cilën e mbajti Nora Ahmetaj (Qendra për hulumtim, dokumentim dhe publikim, Prishtinë, Kosovë) foli për sesionin Informimi i pjesëmarrësve për rrjedhën e procesit konsultativ në shtetet post-jugosllave dhe krahasimi me përvojat e shteteve tjera në vërtetimin e fakteve për të kaluarën, ndërsa Besarta Vasija (Fondi për të Drejtën Humanitare, Prishtinë, Kosovë) ishte moderatorja e konsultimeve. Në përfundim të konsultimeve 23 pjesëmarrës/e nënshkruan deklaratën për anëtarësimin në Koalicionin për KOMRA-në.