27.01.2011.
Konsultimet në Sarajevë dhe Shkup
Konsultimet nacionale me përfaqësuesit e organizatave jo-qeveritare mbi draft Statutin e Komisionit Regjional për konstatimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të drejtave të njeriut në ish-Jugosllavi (KOMRA) do të mbahenmë 29. janar në Hotelin „Grand“ në Sarajevë, me fillim në ora 10.
Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar më shumë se 30 përfaqësues të OQJ-ve nga e gjitha BeH. Gjatë këtyre konsultimeve do të bisedohet në lidhje me kompetencat e komisionit të ardhshë, zgjedhjen e anëtarëve dhe kompetencat.
Në Shkup do të organizohen konsultimet mbi Nismën për KOMRA me përfaqësuesit e bashkësive joshumicë nga regjioni në Hotelin „Holliday Inn“ , me fillim në ora 10.
Rreth 40 përfaqësues të shoqatave të bashkësive joshumicë si dhe ato të Këshilleve nacionale për bashkësitë joshumicë nga të gjitha vendet e Ish- Jugosllavisë do të japin mendim për komisionin e ardhshëm.
Konsultimet mbi draft Statutin e KOMRA-s organizohen nga maji i vitit të kaluar. Statuti i KOMRA-s dhe një milion nënshkrimet të përkrahjes nga i gjithë regjioni do t’i dorëzohen më 1 qershor të gjithë parlamenteve të shteteve post-jugosllave me kërkesë për themelimin e Komisionit Regjional.