KOMRA rrjeti i pajtimit

04.12.2010.

Gratë viktima të luftës Rahovec, Kosovë 04.12.2010.

2010, Konsultimet lokale, Kosova, viktima

Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (QHDP) nga Kosova, anëtare e Koalicionit për KOMRA, në kuadër të Iniciativës për KOMRA (Iniciativa për themelimin e Komisionit Rajonal për gjetjen e fakteve të krimeve të luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të të drejtave të njeriut në periudhën 1991-2001 në territorin e ish Jugosllavisë), ka organizuar konsultimet e para lokale me gra, viktima te luftës, më datë 4 dhjetor 2010, në Rahovec. Në këto konsultime morren pjesë 32 gra. Ato ishin të përkatësisë shqiptare, serbe dhe rome nga Rahoveci, Hoqa e Madhe dhe Krusha e Madhe.

Një numër i madh i mediave nuk iu përgjigjën ftesës, për arsye të zgjedhjeve parlamentare që mbaheshin atë kohë në Kosovë. Megjithatë, prezent ishte gazetari i së përditshmes ‘Lajm’ i cili shkroi një artikull rreth rrjedhës së takimit dhe Iniciativës për KOMRA.

Konsultime me gra, viktima të luftës për themelimin e Komisionit Rajonal për vërtetimin e fakteve të krimeve të luftës dhe shkeljeve të tjera të të drejtave të njeriut në ish Jugosllavi

transkriptet

Komunikatë

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.