KOMRA rrjeti i pajtimit

REKOM-znak-mali

21.06.2012.

Avokuesit publik të Nismës KOMRA në takim me ambasadorët e vendeve të BE-së

 t_REKOM-znak-mali.jpg

 

 

 

 

 

Beograd, 21.06.2012.

 

Avokuesit e Nismës KOMRA kanë informuar dje ambasadorët e vendeve të BE-së në Serbi mbi rezultatet dhe sfidat në procesin e arritjes së përkrahjes së institucioneve shtetërore për të marrë përgjegjësinë për themelimin e KOMRA-së. Në takim, të cilin në Beograd e ka organizuar delegacioni i Komisionit Evropian në Serbi, shefi i delegacionit, ambasadori Vincent Degert ua ka përkujtuar pjesëmarrësve se institucionet e Be-së e përkrahin Nismën për themelimin e KOMRA-s , sepse ajo i kontribuon përforcimit të bashkëpunimit rajonal në ballafaqimin me të kaluarën.

Avokuesit publik e kanë kërkuar përkrahjen e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në komunikimin me politikanët vendës, me qëllim që procesi i KOMRA-s të bëhet projekt ndërshtetëror, i cili e ofron rrugëdaljen nga e kaluara dhe garancinë se krimet nuk do të përsëriten. Avokuesit ua kanë prezantuar pjesëmarrësve të takimit “Librin e kujtimit të Kosovës”, që i përmban emrat e viktimave të konfliktit në Kosovë në vitin 1998, si dëshmi të vendosmërisë së organizatave të të drejtave të njeriut që të ndihmojnë në realizimin e detyrës më të rëndësishme të KOMRA-s:  emërimin e viktimave, të vrara dhe të zhdukura në luftërat e viteve nëntëdhjetë.

Ambasadorët kanë shprehur përkrahjen për procesin e pajtimit në rajon përmes tregimit të së vërtetës nga këndvështrimi i viktimave, të cilin e ofron Nisma KOMRA. Ata kanë theksuar se procesi i ballafaqimit me të kaluarën jo të largët ka një rëndësi të madhe për rajonin.

Në krye të Koalicionit për KOMRA-n, në takim kanë marrë pjesë avokuesit publik Natasha Kandiq e Dinko Gruhonjiq, dhe anëtarja e Koalicionit, Maja Miqiq nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

 

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.