KOMRA rrjeti i pajtimit

KOSOVO-MARATON

13.06.2014.

Koalicioni për KOMRA, pjesmarrje masive në maratonë

Koalicioni për KOMRA sot ka marrë pjesë në gjysmë maratonën e Prishtinës dhe Shkupit. Interesi i qytetarëve në aksionin ”Vrapoj për KOMRA-n”, në të dy maratonat ishte i madh gjë që është edhe inkurajues.Në Prishtinë rreth 100 qytetarë i kanë veshur bluzat me logon e KOMRA-s dhe në këtë mënyrë i dhanë përkrahje qëllimeve të KOMRA-s. Komra është themeluar në 2008 dhe ka mbi 2 mijë anëtarë.

Këtu përfshihen organizata të ndryshme joqeveritare, ish të burgosur, artistë,familjarë të viktimave të luftës etj.Qëllimi i themelit të KOMRA- shkurtesë e Komisionit Rajonal, ka mandat që t`i vërtetojë dhe t`i publikojë faktet mbi krimet e luftës dhe mbi shkeljet tjera të rënda të të Drejtave të Njeriut si dhe të zbardh fatin e personave të zhdukur gjatë luftërave 1991-2001 në territorin e ish RSFJ-së.

KOSOVO MARATON

Aksionit të Koalicionit për KOMRA iu bashkangjitën edhe aktivistë të të drejtave të njeriut, qytetarë nga rajoni por edhe nga SHBA-të. Pjesëmarrjen e një numri kaq të madh të tyre e mundësoi Federata e Atletikës së Kosovës që i dha përkrahje një aksioni të tillë, duke pasur parasysh se edhe motoja e gjysmë maratonës së Prishtinës është Vrapo për paqe dhe tolerancë, cka përputhet me synimet e KOMRA-s.

Në Shkup, rreth 70 persona kanë vrapuar me bluzat me të njëjtën logo, ndër ta edhe një anëtar i Parlamentit të Maqedonisë. Përveç bluzave dalluese, pjesëmarrësit në Shkup dhe Prishtinë në duar mbanin edhe rrathët “Vrapoj për KOMRA-n”.

Maratonës i kanë paraprirë një sërë aktivitetesh, përmes të cilave qytetarët janë informuar për këtë aksion. Para maratonës në Prishtinë dhe Shkup, Koalicioni për KOMRA, gjithashtu mori pjesë në maratonë në Lubjanë , Zagreb , Sarajevë dhe Beograd.

Koalicioni për KOMRA është tash në një pozitë të re – nuk është më vetëm bartës i procesit të KOMRA-s, por edhe partner i institucioneve shtetërore, të cilat, me përkushtimin e tyre, me profesionalizmin, me dokumentacionin e mbledhur mbi krimet e luftës dhe mbi shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut në konfliktet e armatosura dhe në lidhje me to si dhe me hulumtimin empirik në vazhdimësi, munden në mënyrë të drejtpërdrejtë t’i kontribuojnë përmbushjes së objektivave dhe detyrave të KOMRA-s.

Në radhë të parë është dokumentimi i të gjitha viktimave të luftës, verifikimi i rrethanave, në të cilat e kanë humbur jetën, si dhe regjistrimi i kampeve të përqendrimit dhe i vendeve të tjera të ngujimit në konfliktet e armatosura në territorin e ish RSFJ-së. Me realizimin e këtyre detyrave, KOMRA e ndërpret kulturën e mohimit dhe të konkurrimit me numrat, kurse e ndërton respektin, pranimin dhe bashkëndjesinë për të gjitha viktimat.

rtk-live

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.