KOMRA rrjeti i pajtimit

Agim Zeqiri svedoči o progonu u Albaniju (ICTY TV, 20.02.2002.)
Agim-Zeqiri_1_Milosevic_ICTY_20020220

07.07.2017.

Agim Zeqiri

Agim Zećiri, Agim Zeqiri, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Glas žrtava, Haški Tribunal, Iain Bonomy, ICTY, KOMRA, Milošević (IT-02-54), O-Gon Kwon, Patrick Robinson, Policija Srbije, RECOM, REKOM, REKOM Mreža pomirenja, Richard May, Sllobodan Millosheviq, Slobodan Milošević, Victims’ Voice, Voice of Victims, Vojska Jugoslavije, Zëri i viktimave

Agim Zeqiri dëshmoi për forcat ushtarake serbe më 25 mars 1999. kapën shqiptarë të Kosovës nga disa fshatra përreth Gjakovës/Đakovica.

Ështja e Prokurorit kundër Slobodan Millosheviç u përfundua pas vdekjes së të akuzuarit në 11 mars 2006. vit, pa mundësinë e marrjes së një aktgjykimi i cili do të përcaktonte përgjegjësinë penale.

 

Lënda: Milošević (IT-02-54) Sllobodan Millosheviq

Gjykata: Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY)

Prokurori: Cristina Romano

Gjykatësi Richard May, kryesues

Data e dëshmisë: e mërkurë 20.02.2002.

 

Pjesë e video inçizimit të dëshmisë së Agim Zeqirit

Dëshmitari Agim Zeqiri, një shqiptar i Kosovës nga fshati Celinë, i lindur në vitin 1952. Në ditët nga 25 deri më 28 mars të vitit 1999, forcat serbe vranë të paktën 75 civilëve shqiptarë në fshatin Celinë, nga të cilat 16 ishin antarë të familjes së Agim Zeqirit. Më i moshuari  kishte 62 vjet, më i riu një vit e gjysmë.

Nga fillimi i marsit të vititë 1998. ushtria serbe ka qen prezente në fshatin Celinë, e vendosur në rrugë kryesore, në drejtimin e Gjakovës. Në fshat kanë hyrë, duke kërkuar armë dhe të holla.

Kur ka filluar bombardimi i NATO-së, dëshmitari ka qenë në shtëpi me anëtarët e familjes (gjithsejtë 26). Ditën tjetër, ushtria dhe policia në orët e pasditës kan rrethuar fshatin dhe kanë filluan të shtënat dhe të djegin shtëpitë. Banorët fshatit fillun të ikin.

Dëshmitari me familje është strehuar në malin Pisjak. Këtu u mblodhën më shumë se 5.000 njerzë nga pesë apo gjashtë fshatra. Të nesërmen ata i rrethuan forcat ushtarake dhe policore serbe.

 

Transkript i dëshmisë (anglisht): Link

 

Produkcioni: Koalicioni për KOMRA, mars 2017.

 

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.