29.10.2008.
Agron Shabani
Agron Shabani nga komuna e Klinës, jetoi në fshatin Jashanicë e Poshtme në Kosovë. Familja e tij i përket minoritetit egjiptas i cili së bashku me minoritetin ashkanli dhe atë rom pësuan rëndë gjatë luftës në Kosovë. Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 17 qershor 1999 e vranë babain e tij Shabanin dhe bëllaun Bajramin, dhe pastaj e dogjën shtëpinë e tyre familjare. Me pjesën e mbetur të familjes Agron Shabani tani jeton si person i zhvendosur në Rozhajë. Ai dëshmoi në Forumin IV Rajonal për Drejtësinë Tranzicionale, më 28 dhe 29 tetor 2008, në Prishtinë, Kosovë.
Dëshmia në dispozicion në gjuhën shqipe, me përkthim në serbisht.