15.11.2014.
Amir Kulaglić
Amir Kulaglić nga Srebrenica. Babai i tij Safeti u vra më 8 maj 1992 me armë zjarri në shpinë. Kishte mbi gjashtëdhjetë vjet. Ishte 100 përqind invalid. Ishte me paterica. Të dy këmbët i kishte të thyera.
„Babai im është njëri nga shembujt e krimeve pa dënim. Në mesin tonë ka shumë përvoja të ngjashme ‒ kemi njohuri, nuk kemi njohje, por ka shumë krime pa dënime të cilat sigurisht për një kohë të gjatë do të mbesin në shpirtrat e të gjithë neve që kemi përjetuar humbje. Unë kam menduar se njeriu njëherë vdes, njëherë kur e humb jetën fizike. Megjithatë, gjetja e eshtrave në katër apo pesë varreza masive na dëshmon se mund të vdisni edhe për herën e dytë. E copëtojnë trupin, pastaj e shpërndajnë atje diku rreth e rrotull. (…) Jo vetëm që e kanë copëtuar trupin, por pastaj vjen deri te një mohim sistematik që ata njerëz vërtetë kanë ekzistuar dikur. Kjo është gjëja më e vështirë që ju vjen në fund, të themi ashtu, si një goditje përfundimtare ndaj jush”.
Në Forumin X për Drejtësinë Tranzicionale, siç tha ai, dëshmoi për herë të parë si viktimë. Për vite me radhë është aktiv në procesin e pajtimit në rajon, si dhe në Nismën për KOMRA.
Dëshmia është në dispozicion vetëm në gjuhën bosnjake.