07.07.2011.
Avokimi publik i nismës për KOMRA, raport korrik 2011
Përkrahja e parë politike Nismës për KOMRA ka ardhur nga Parlamenti i Malit të Zi. Gjatë konsultimeve me deputetët e parlamentit të mbajtur më 30.06.2010, kryetari i parlamentit Ranko Krivokapiq dhe deputetët kanë dhënë përkrahjen e plotë nismës qytetare për themelimin e Komisionit Rajonal për faktet në lidhje me viktimat dhe krimet e luftës. Pasoi edhe mbështetja nga kryetari i Republikës së Kroacisë, z. Ivo Josipović (31. gusht 2010) dhe kryetari i Republikës së Serbisë, z. Boris Tadić (1 shtator 2010).