KOMRA rrjeti i pajtimit

Monumenti kushtuar viktimave të masakrës në Uzdol. Foto: Udruga Trece Bojne Brigade Rama i Branitelja Uzdola.
BIRN_Uzdol_Spomenik_e1600090791763_Udruga

15.09.2020.

BIRN: Kroatët e Bosnjës kujtojnë masakrën ‘mizore dhe brutale’ në Uzdol

Balkan Insight, Balkan Transitional Justice, BIRN, Bosnja 1993, Këshillit Kroat të Mbrojtjes, Memorializimi, Ushtria Boshnjaka, Uzdol 1993, War Crimes

Një përkujtimore u mbajt për të shënuar përvjetorin e vrasjeve të 29 civilëve kroatë të Bosnjës, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, si dhe të 12 luftëtarëve të Këshillit Kroat të Mbrojtjes, në fshatin Uzdol në shtator 1993.

 

Familjet e njerëzve të vrarë 27 vjet më parë në një sulm brutal nga trupat e Ushtrisë Boshnjake u mblodhën në Qendrën Përkujtimore në Uzdol në komunën Prozor-Rama të hënën për të shënuar përvjetorin e vdekjeve të tyre.

Kazimir Zelenika humbi vajzën e tij 12-vjeçare Jadranka, babanë dhe nënën, si dhe disa kushërinj të tij, në sulmin ndaj kroatëve në fshat nga Ushtria Boshnjake më 14 shtator 1993.

“Disa shtëpi kanë mbetur krejtësisht bosh. Dyzet e një njerëz të vrarë në një fshat janë shumë”, tha Zelenika për BIRN përpara ceremonisë përkujtimore.

Banori i Uzdolit, Zoran Stojanoviç, tha se viktimat ishin gra, fëmijë dhe njerëz të moshuar, disa prej të cilëve ishin të lidhur në shtrat.

“Një burrë dhe grua u vranë në bodrumin e tyre, të përqafuar me njëri-tjetrin”, shtoi Stojanoviç.

Ai tha se përveç civilëve, 12 anëtarë të Këshillit Kroat të Mbrojtjes, forca kroate e Bosnjës e kohës së luftës, u vranë gjithashtu.

Gjykata shtetërore e Bosnjës vitin e kaluar dënoi Enver Buzën, komandantin e kohës së luftës të Batalionit të Pavarur të Prozorit të Ushtrisë Boshnjake, me 12 vjet burg për mos disiplinimin e vartësve të tij për vrasjen e 27 civilëve kroatë në Uzdol.

Gjykata gjeti se Buza kontrollonte një njësi ushtarake anëtarët e së cilës kryen sulmin ndaj Uzdolit mëngjesin e 14 shtatorit 1993 dhe vranë civilët, më i riu prej të cilëve ishte vetëm dhjetë vjeç, në një “mënyrë mizore dhe brutale”.

Shumica e viktimave u qëlluan nga një distancë e afërt, mes tyre tre fëmijë.

Buza ishte në dijeni të krimit, por “bëri një sy qorr nga frika e një hetimi”, thuhej në vendim.

 


 

Teksti Kroatët e Bosnjës kujtojnë masakrën “mizore dhe brutale” në Uzdol u botua fillimisht më Balkan Insight/Balkan Transitional Justice

 

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.