KOMRA rrjeti i pajtimit

Varri i një prej ushtarëve të vrarë. Foto: Aneta Vladimirov. Foto: Aneta Vladimirov.
BIRN_Nebojsa-Popovic_Grobnica_Aneta-Vladimirov

22.09.2020.

BIRN – Përkujtohet në Kroaci vrasja e të burgosurve jugosllavë të luftës

Balkan Insight, Balkan Transitional Justice, BIRN, Këshilli Kombëtar Serb - SNV, Krimi i Luftës, Memorializimi, Mihajlo Hrastov, Ushtria Popullore Jugosllave - JNA

Në qytetin kroat të Karlovacit u përkujtuan 13 ushtarë të Ushtrisë Popullore Jugosllave të vrarë në vitin 1991 nga një polic kroat dhe u theksua se si lufta dëmtoi si serbët ashtu edhe kroatët.

Këshilli Kombëtar Serb, i cili përkrah pakicën serbe të Kroacisë, së bashku me të afërm të viktimave dhe aktivistë kundër luftës, u mblodhën të hënën në qytetin kroat të Karlovacit për të përkujtuar 13 trupat e kapura të Ushtrisë Popullore Jugosllave të cilët u vranë në vitin 1991 nga një polic kroat.

Ata thanë se po përkujtonin vdekjet e ushtarëve ndërsa gjithashtu “po dënonin frikën dhe vuajtjet që qyteti i Karlovacit dhe të gjithë banorët e tij u desh të duronin gjatë bombardimeve” nga Ushtria Popullore Jugosllave në 1991.

Ata thanë gjithashtu se po dënonin “nxitjen e luftës, mobilizimin dhe demonizimin e atyre që nuk pranuan të merrnin armët” si dhe “ekzekutimin çnjerëzor të të burgosurve të paarmatosur”.

Përkujtimorja u mbajt në Kishën Ortodokse në Karlovac dhe në varrezat lokale pasi Këshilli Kombëtar Serb njoftoi se përkujtimorja në vendin e krimit, një urë në Karlovac, “nuk ishte e mundur këtë vit”.

Damir Mandic, kryetari i komunës së Karlovacit, shkroi në Facebook se ai mendonte se eventi përkujtimor nuk duhej të mbahej në urë sepse ajo “shërben si një përpjekje për të mohuar politikën e Serbisë së Madhe të udhëheqësit jugosllav Sllobodan Millosheviç, e cila çoi në vuajtjet e rezervistëve të Ushtrisë Popullore Jugosllave”.

Karlovaci ishte në vijën e frontit gjatë luftës kroate për pavarësi në vitin 1991 dhe pësoi dëme serioze.

Këshilli Kombëtar Serb këmbënguli megjithatë se përkujtimorja është kundër luftës dhe synon të dënojë politikat luftarake “të cilat çuan në vuajtje jo vetëm të civilëve nga të gjitha anët, por edhe të ushtarëve të rekrutuar të cilët, deri në shpërthimin e luftës, bënin një jetë paqësore me fqinjët e tyre”.

“Politika nacionaliste që qeverisi jetën e rezervistëve të mobilizuar dhe që i çoi ata në urën mbi lumin Korana atë ditë fatale, ishte shumë e dëmshme dhe katastrofike për popullin kroat dhe serb”, tha Këshilli Kombëtar Serb.

Në 2015, Gjykata e Lartë e Kroacisë la në fuqi dënimin e ish-policit kroat Mihajlo Hrastov për vrasjen e 13 rezervistëve të Ushtrisë Popullore Jugosllave dhe plagosjen e dy të tjerëve në shtator 1991.

Çështja, e cila nuk u klasifikua si një krim lufte, por si “vrasje dhe plagosje e paligjshme e armiqve”, filloi në mars 1992 dhe përfshiu gjashtë gjyqe.

Gjykata në vitin 2012 arriti në përfundimin se Hrastov i vrau ushtarët pasi ata u dorëzuan.

“Nuk ishte për vetëmbrojtje, të burgosurit nuk u përpoqën të arratiseshin, kështu që vrasja nuk mund të justifikohej nga ligjet ndërkombëtare”, tha gjyqtari Zarko Dundoviç.

Në dhjetor 2016, Hrastov u lirua nga burgu 14 muaj para përfundimit të dënimit të tij prej katër vitesh burg.

 


Teksti Përkujtohet në Kroaci vrasja e të burgosurve jugosllavë të luftës u botua fillimisht më Balkan Insight/Balkan Transitional Justice

 

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.