KOMRA rrjeti i pajtimit

logor u BiH

27.02.2015.

BIRN: Bosnja përcakton në hartë 150 vende burgimi të periudhës së luftës

TPOS

TJAR

 

Një bazë e re të dhënash në një faqe interneti tregon 150 kampet dhe vendet e përdorura gjatë konfliktit të viteve 1990, pjesë e një projekti për të paraqitur në hartë të gjitha vendet ku u mbajtën të burgosur civilë dhe ushtarakë gjatë kohës së luftës.

Shoqata për Drejtësi Tranzicionale, Përgjegjësi dhe Kujtim dhe Qendra për Demokraci dhe Drejtësi Tranzicionale ditën e enjte prezantuan faqen e internetit me bazë të dhënash, e cila deri tani ka dokumentuar 150 vende ku rreth 30,000 njerëz u mbajtën të burgosur dhe rreth 5,000 u vranë.

Dzenana Karup-Drusko, presidentja e Shoqatës për Drejtësi Tranzicionale, Përgjegjësi dhe Kujtim, shpjegoi se qëllimi i projektit ishte të identifikojë dhe dokumentojë të gjithë vendet e burgimit, si edhe të sigurojë një listë të emrave të të burgosurve të cilët u vranë ose vdiqën gjatë punës së detyruar dhe u torturuan ose trajtuan në mënyrë çnjerëzore.

“Është një fakt i pamohueshëm që vendet e burgimit u hapën gjithandej pas fillimit të luftimeve në vitin 1992. Rregulli, dhe jo përjashtimi, ishte se të gjithë personat duhet të arrestoheshin, edhe ata që nuk morën pjesë në luftime, madje edhe gratë. Gratë të cilat shumë shpesh u bënë viktima të përdhunimit,” tha Karup-Drusko.

Numri i përgjithshëm i të gjithë kampeve dhe vendeve të burgimit që operonin nga midis viteve 1992-1995 është ende i panjohur, tha ajo. Projekti mori të dhëna nga të gjitha shoqatat e të burgosurve në Bosnje dhe Hercegovinë, sipas vlerësimet e të të cilave ka pasur rreth 1350 kampet burgimi dhe vende të tjera izolimi. Një total prej 656 të të burgosurve janë boshnjakë, 523 serbë dhe 173 kroatë.

Burimet e përdorura për ndërtimin e hartës ishin vendime gjyqësore, libra, publikime, raporte, artikuj të medias dhe intervista. Projekti tani do të vazhdojë të vendosë në hartë pjesën tjetër të vendeve, tha Karup-Drusko.

Dy OJQ-të që krijuan hartën në internet janë anëtarë të Koalicionit për RECOM, një fushatë iniciativë për formimin e një komisioni faktmbledhës për luftërat jugosllave, i cili mbështetet nga më shumë se 2000 organizata të shoqërisë civile nga rajoni.

Përkrahësi i RECOM në Bosnjë dhe Hercegovinë Dino Mustafic, një drejtor i njohur teatri, tha se projekti do të mund të zbulojë fakte të reja rreth konfliktit.

“Edhe pse autorët e shumë krimeve në këto vende janë dënuar, e vërteta është se shumë prej tyre janë ende të lirë. Ka gjithashtu kampe burgimi për të cilët askush nuk është shpaluur përgjegjës. Madje, ka shumë vende burgimi të cilat publiku i përgjithshëm nuk i di,” tha Mustafic.

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.