KOMRA – Për herë të parë në Slloveni
Rreth pesëdhjetë pjesëmarrës, gazetarë dhe redaktorë nga i gjithë regjioni i RSFJ-së së dikurshme, duke përfshirë edhe disa mjaft të theksuar, përshëndetën dhe përkrahën nismën për themelimin e komisionit Regjional për konstatimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të drejtave të njeriut (KOMRA) përderisa një numër i konsiderueshëm i tyre me atë rast iu bashkangjitë Koalicionit për KOMRA.
Pavle Gantar, kryetar i Parlamentit të Sllovenisë, dërgoi një letër përkrahjeje nismës e cila u lexua në takim. Morrën pjesë këshilltaret për politikë të jashtme të Presidentit të Republikës, Tanja Mishkova dhe deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon.