KOMRA rrjeti i pajtimit

rijeka

21.11.2014.

Debati mbi ballafaqimin me të kaluarën në Teatrin Kombëtar kroat në

Debati, Kroacia

t_IMG_2907

Teatri Kombëtar kroat Ivan pl. Zajc (TKK Ivan pl. Zajc) dhe Koalicioni për KOMRA më 19 nëntor 2014 organizuan diskutimin publik me titull “Përdorimi i fakteve në portretizimin teatral të realitetit të viteve 1990” si një hyrje në shfaqjen “Teatri Kroat” , pjesa e fundit e “Trilogjisë së fashizmit kroat”, një projekt autorial nga regjistori Oliver Frljiç dhe dramaturgu Marin Blazheviç.

Panelistë ishin regjisorë të “Teatrit kombëtar kroat”, Oliver Frljiç, regjistori i teatrit nga Bosna dhe Hercegovina, Dino Mustafiq, i cili ka udhëhequr shfaqje teatrale të adresimit të krimeve të luftës dhe ballafaqimit me të kaluarën, posaçërisht të luftrave të vitete të 90-ta, dhe përfaqësues të Koalicionit për KOMRA, Sven Milekiq. Mustafiq është poashtu avokues publik i Nismës për KOMRA, koalicion i shoqatave, organizatave dhe individëve nga shtatë shtetet e krijuara rishtazi në teritorin e ish-Jugosllavisë, të cilët avokojnë themelimin e komisionit rajonal për nxjerrjen e fakteve rreth luftrave të ndodhura në vitet 1991-2001. Një nga obligimet primare të komisionit do të jetë përpilimi i listës me emrat e të gjithë personave që që në territorin e ish-Jugosllavisë janë vrarë, burgosur, apo që në ndonjë mënyrë kanë vuajtur, si dhe të nisin një debat të gjërë mbi krimet e luftës dhe ngjarjet që e kanë formësuar realitetin tonë social.

Marin Blazheviq, dramaturg në TKK Ivan pl. Zajc, e fokusoi debatin në të paraqiturit e teatrit si një pasqyrë e realitetit tonë, rol ky i cili ngrit shumë pyetje dhe eksploron ngjarje që nuk janë adresuar nga komuniteti i akademikëve, media apo edhe shoqëria civile.Faktet e vërtetuara nga policia dhe gjykatat, nga organizatat jo-qeveritare dhe komisionet, duhet me domosdoshmëri të kontekstualizohen në mënyrë që të bien mitet dhe interpretimet e historis të bazuara në to.Sa i përket krimeve masive dhe shkeljes së të drejtave të njeriut të ndodhura gjatë luftërave të fundit, faktet duhet të presentohen në të gjitha nivelet, dhe në të gjitha kanalet, në mënyrë që për viktimat të arrihet së paku një kompensim dhe që përgjegjësit të përballen me cenzurë shoqërore në rastet ku aktgjykimet e gjykatave mungojnë.

Një numër i veteranëve qenë të ulur në rendin e parë, gjatë diskutimit. Pasi që regjisorët u shpjeguan se si teatri post dramatik I shtjellon dokumentarët dhe faktet politike, ata qetësisht u larguan pa bërë asnjë pyetje. Me ndihmën e regjisorit të teatrit të Sarajevës, Dino Mustafiq, dhe të aktivistit të Koalicionit për KOMRA, Sven Milekiq, Frljiq dhe Blazheviq u shpjegua pse është e rëndësishme që të gjitha palët të ballafaqohen me krimet e tyre. Publiku, që kishte mbushur sallën e TKK, është informuar që Oliver Frljic është angazhuar në projektin e njejtë në Slloveni, Bosne dhe Hercegovinë dhe Serbi. Sven Milekiq e sqaroi mënyrën se si Koalicioni për KOMRA promovon themelimin e trupit rajonal të përpilimit të listës me të gjithë të vrarët, të zhdukurit dhe të burgosurit si pasojëe luftës.

Dy ditë para diskutimit në panel në Rijekë, Forumi i X-të për drejtësinë tranzicionale, u mbajt në Beograd. Në Forum, regjisorët Dino Mustafiq, Andrej Nosov, Stevan Bodrozha, Pjer Zhalica dhe Lzar Stojanoviq, dramaturgu Amir Bashoviq dhe aktorët nga Sarajeva, Maja Izetbegoviq dhe Alban Muja folën mbi nevojën e artistëve dhe përgjegjësinë e ballafaqimit me gjërat që janë neglizhuar ose harruar nga politikat zyrtare dhe janë lënë jashtë nga histografitë zyrtare.


info heading

info content

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.