29.07.2014.
Deklarata nga Kryeprokurori i Task Forcës Hetimore Speciale (TFHS) mbi të gjeturat hetimore në Kosovë
Task Forca Hetimore Speciale (TFHS) u vendos në vitin 2011 të zhvillojë një hetim penal të pavarur në pretendimet shumë të rënda të përmbajtura në raportin të Këshillit të Evropës (KiE) të janarit të viti 2011 nga Senatori Dick Marty të quajtur “Trajtimi çnjerëzor të popullit dhe trafikimi i jashtëligjshëm të organëve njerëzore në Kosovë.” Mandati i TFHS-së është për të hetuar, dhe nëse duhet, për të ndjekur penalisht njerëzit për krimet e pretenduara në raportin.
• TFHS-ja ka gjetur prova të bindshme për të paraqitur një aktakuzë kundër ish-zyrtarëve të lartë të caktuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
• Të gjeturat hetimore përputhin në masë të madhe me raportin e Këshillit të Evropës (KiE) të vitit 2011.
• Aktakuza do të paraqiten pasi që një mekanizëm gjyqësor vendoset për të mbajtur një gjyq krejtësisht të pavarur, të paanshëm, transparent dhe të sigurt.
Kryeprokurori i Task Forcës Hetimore Speciale (TFHS) të Bashkimit Evropian, Ambasadori Clint Williamson, bëri një deklaratë më 29 Korrik 2014 në Bruksel për të shpallur të gjeturat hetimore të TFHS-së. Ambasadori Williamson tha se hetimi i zhvilluar nga TFHS-ja ka përparuar deri në pikën kur ai ishte i përgatitur të shpallë të gjeturat dhe se këto përputhëshin në masë të madhe me raportin e vitit 2011 të Këshillit të Evropës nga Senatori Dick Marty. TFHS-ja ka gjetur prova të bindshme kundër ish-zyrtarëve të lartë të caktuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe që një aktakuzë kundër këtyre individëve justifikohet për shkelljet e rënda të së drejtës nderkombëtare humanitare, duke përfshirë krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës.
Kryeprokurori Williamson nënvizoi që viktimet e këtyre krimeve ishin kryesisht serbë, romë dhe pakicë të tjerë por gjithashtu shqiptarë të Kosovës të cilët i etiketuan si kolaboracionistët e serbëve ose, më shpesh, të cilët ishin thjeshtë kundërshtarë politik të udhëheqësisë së UÇK-së. TFHS-ja ka konstatuar që individë të caktuar në udhëheqësinë e lartë të ish-UÇK-së përdorën elementë të asaj organizate të kryejnë dhunë për të fituar fuqinë politike dhe pasuri personale për vetën. Kryeprokurori nënvizoi që është si individë që ata duhet të mbartin përgjegjësinë për krimet e tyre.
Kryeprokurori Williamson deklaroi që TFHS-ja mund të paraqesë një aktakuzë kundër këtyre individëve kur një mekanizëm gjyqësor i përshtatshëm vendoset për të mbajtur një gjyq krejtësisht të pavarur, të paanshëm dhe transparent që siguron standardët më të lartë të sigurimit për dëshmitarët dhe për procedurat penale. Në këtë drejtim, Kryeprokurori Williamson e falendëroi Bashkimin Evropian, shtetët anëtarë të tij dhe partnerët ndërkombëtarë për përpjekjet e vazhdueshme për vendosjet ë një gjykate të tillë.