KOMRA rrjeti i pajtimit

IMG_8790

15.11.2014.

Desanka Pejčinović

Në kuadër të sesionit ’Dëshmitë publike të dëshmitarëve’ në Forumin X për Drejtësinë Tranzicionale në Beograd, më 15 dhe 16 nëntor 2014, nga publiku u lajmërua që ta merr fjalën Desanka Pejčinović, person i zhvendosur nga Kosova. Ajo e pa për herë të fundit birin e saj nëntëmbëdhjetëvjeçar Sllobodanin më 26 mars 1999 kur pas mëngjesit doli në qytet [Pejë]. Nga fqinja e saj dëgjoi se ai kishte shkuar me shokët e tij shqiptarë përtej bjeshkës.

„Ne kemi qenë të gatshme t’i falim të gjithat dhe të mbesim të turpëruara për hir të së vërtetës. Nuk janë në mesin e të vdekurve dhe as në mesin e të gjallëve, prandaj i lus, jo vetëm KOMRA-në, por të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, njerëzit me karakter, njerëzit zemërgjerë, që të na ndihmojnë. Është e padurueshme të priten eshtrat, t’ia bëj një varr, t’i dal hakut si nënë. Ndoshta ju kam ngarkuar, por e kam vështirë, ju do të më kuptoni më mirë sesa të tjerët.”

Desanka e lexoi poezinë e Dragica Majstorović-it, të cilës iu zhduk i biri Ivani, nxënës i vitit III të gjimnazit në Prishtinë, më 19 gusht 1999. Poezia e saj quhet „Vrasës“:

Vrasës, do të jesh i falur, veç më trego ku ma varrose të birin?

A ia vure gurin e Llapit në gjoks, apo e mbulove me rërën e Sitnicës?

Ndoshta e le në arën time?

Si e gjykove, çfarë faji i gjete, çka i the në fund?

A ia lidhe sytë apo e shikove në sy me plot guxim?…

 

Video incizimi dhe transkripti i dëshmisë janë në dispozicion në gjuhët BHSC.

Dëshmia e Desanka Pejčinović-it

 

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.