26.03.2015.
Dodiku për “Politika”: Srebrenica kërkon një qasje
Dodiku në intervistën e dhënë për “Politika” me datën 25.03.2015 ka thënë që institucionet e Republikës Srpska nuk i kane fshehur kriminelet dhe i vjen keq për të gjithë ata që janë vrarë.
“Ky është një krim i madh i cili bëri një pengës të madhe politike. Këtë e tregon edhe kjo propagandë ku provohet të krijohet një imazhi që të gjithë serbët janë vrasës potencialë në Srebrenicë. Serbët në të kaluarën kurrë nuk kanë qenë keqbërës , në të kundërtën, ata janë sjell si kalorës e jo si frikacakë si ata që u sollën në Srebrenicë. Kjo nuk ishte luftë për serbët por goditje për serbët! Srebrenica kërkon një qasje të re dhe një ekzaminim të ri të realitetit të cilin të gjithë do ta kishin pranuar. Ne duam të vërtetën për atë që ka ndodhur, kjo e vërtetë do të mund të arrihet nëpërmjet një komisioni të ri ndërkombëtar i cili do të dal me të dhëna dhe çfarë do qofshin ato të dhëna ne jemi të gatshëm ti pranojmë”.