KOMRA rrjeti i pajtimit

20160902184044771646

09.09.2016.

FDH: Të identifikohen personat që kryen aktin e shëmtuar në Grackë të Vjetër

FDH, Kosova

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë ka reaguar ndaj incidentit të sotëm ku është dëmtuar pllaka përkujtimore për viktimat e fshatit Grackë e Vjetër të Lipjanit.

FDH thotë se shpreh shqetësim në lidhje me aktin vandal të përdhosjes së pllakës përkujtimore të viktimave civile të vrarë gjate vitit 1999 në Grackë të Vjetër, komuna e Lipjanit, duke përfshirë emrat e katërmbëdhjetë korrësve të vrarë më 23 korrik të të njëjtit vit.

Në një reagim për media thuhet se ky incident ka shkaktuar shqetësim tek banorët e fshatit, komuniteti serb ne Kosovë, sidomos te familjarët e viktimave, për nder të të cilëve është ngritur kjo pllakë përkujtimore. Këto incidente sipas FDH-së në Kosovë, mund të ndikojnë në rritjen e ndjenjës së pasigurisë tek banorët e fshatit si dhe në marrëdhëniet ndëretnike, të cilat kohëve të fundit kanë qenë dukshëm të përmirësuara.

“FDH Kosovë apelon policinë e Kosovës dhe institucioneve përkatëse, që të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme që të gjinden kryerësit e këtij akti të shëmtuar dhe të njëjtit të sillen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e FDH-së.

© KOHA, 2 Shtator 2016

Press ClippingKosova-07.09.2016 (PDF)

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.