KOMRA rrjeti i pajtimit

Logo-FHP

25.03.2015.

FDH: Demistifikimi „Agresioni i NATO-s dhe lufta kundër terroristëve shqiptarë“

Logo-FHP

Demistifikimi „Agresioni i NATO-s dhe lufta kundër terroristëve shqiptarë“

Qeveria e Republikës Federale të RS të Jugosllavisë qysh në vitin 2000 e ka botuar publikimin „Heronjtë e atdheut“, i cili përfaqëson një evidencë të çmueshme, edhe pse jo të plotë, mbi viktimat ushtarake në lidhje me luftën në Kosovë. Në atë evidencë janë përmendur viktimat ushtarake të luftës, në mesin e të cilave edhe 275 pjesëtarë të UJ /MPB-së së Serbisë, të cilët janë vrarë në sulmet e NATO-s në territorin e Serbisë, të Malit të Zi dhe të Kosovës.

Deri te të njëjtat të dhëna ka ardhur edhe Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), me regjistrin emër për emër të pjesëtarëve të UJ dhe MPB të Serbisë, të cilët e kanë humbur jetën nga shpërthimet e granatave, bombave dhe raketave, të hedhura nga aeroplanët e NATO-s. FDH dhe FDH Kosovë kanë dokumentuar se në sulmet e NATO-s jetën gjithsejtë e kanë humbur 758 njerëz: 205 civilë të nacionalitetit serb, 220 civil shqiptarë, 28 civil romë dhe të tjerë, 30 pjesëtarë të UÇK-së dhe 275 pjesëtarë të UJ /MPB-së së Serbisë. Në territorin e Serbisë janë vrarë 260 njerëz, në Mal të Zi 10, kurse 488 në Kosovë. Në mesin e pjesëtarëve të vrarë të UJ/MPB-së, 108 kanë qenë më të rinj se 25 vjeç – kryesisht kanë qenë ushtarë në shërbimin e rregullt ushtarak të ushtrisë. Në Serbi, më së shumti civilë janë vrarë në Surdulicë (29); 17 punëtorë të RTS-së në Beograd; 19 civilë në Nish; 15 në Aleksincë; 12 në Grykën e Grdeliçit, kur NATO-ja e ka goditur trenin, i cili ka qenë në lëvizje. Në mesin e viktimave të sulmeve të NATO-s në Kosovë janë 77 civilë shqiptarë, të cilët janë vrarë në Korishë, kur NATO-ja e ka hedhur ish objektin ushtarak në të cilin, sipas urdhrit të forcave serbe, janë mbajtur gjatë natës në rrugën për në Shqipëri; 64 shqiptarë, të vrarë në Bishtazhin, sipas urdhrit të forcave serbe, në kolonë derisa po shkonin në Shqipëri; dhe 29 shqiptarë, 7 serb dhe 6 pjesëtarë të UJ, të cilët janë vrarë në urën në fshatin Lluzhan, derisa me autobus po udhëtonin për në Prishtinë.

Sipas të dhënave të FDH dhe FDH Kosovë, të vërtetuara me anë të tri metodave të mbledhjes së të dhënave, në periudhën prej datës 20 mars deri në datën 14 qershor të vitit 1999, forcat serbe, nën parullën „mbrojtja e territorit serb nga agresioni i NATO-s dhe i terroristëve shqiptarë”, i kanë vrarë 6.901 shqiptarë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në armiqësitë e luftës. Në të njëjtën periudhë, pjesëtarët e UÇK-së i kanë vrarë 328 civilë serb dhe 136 romë dhe të tjerë joshqiptarë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në konfliktin e armatosur. Në konfliktet midis UJ/MPB-së dhe UÇK-së janë vrarë 1.204 pjesëtarë të UÇK-së dhe 559 pjesëtarë të UJ/MPB-së së Serbisë.

Të dhënat në mënyrë të padyshimtë e tregojnë se udhëheqja e Republikës së Serbisë në sulmet e NATO-s është përgjigjur me hakmarrje të rëndë dhe masive ndaj popullatës civile shqiptare, e cila është manifestuar me dëbimin, me vrasjen e civilëve dhe me djegien e fshatrave dhe të shtëpive. Në periudhën e sulmeve të NATO-s , njësitë e UJ/MPB-së së Serbisë vetëm në komunën e Gjakovës i kanë vrarë 909 civilë shqiptarë , në komunën e Rahovecit 577, në Mitrovicë 362, në Vushtrri 389, në Pejë 496, në Gllogoc 640, në Prishtinë 413, në Prizren 414, në Therandë (Suharekë) 351 etj. Vetëm brenda një dite, në datën 27 prill të vitit 1999, forcat serbe në fshatin Meje i kanë vrarë 349 fshatarë shqiptarë, trupat e të cilëve, në numrin më të madh të tyre, janë gjetur në varrezat masive në poligonin policor në Batajnicë afër Beogradit. Më shumë se 260 fshatarë, të cilët janë fshehur në pyjet e Shtuticës, Vërbovcit dhe Çikatovës, janë vrarë gjatë„kontrollit të terrenit“ në datën 30 prill dhe 1 maj të vitit 1999, vrasje të cilat i kanë kryer pjesëtarët e brigadës së motorizuar 37 të UJ, komandant i së cilës ka qenë krye-shefi i tashëm e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Ljubisha Dikoviqi. Në të njëjtën periudhë, pjesëtarët e UÇK-së në Therandë i kanë vrarë 32 civil serbë, në Gjakovë 25, në Prishtinë 22, në Rahovec 4, në Gjilan 5 – gjithsejtë 328 civilë të nacionalitetit serb dhe 136 civil romë.

Me rastin e 16 vjetorit të fillimit të bombardimeve të RFJ-së nga NATO-ja, FDH i bënë thirrje Qeverisë së Serbisë që ti pranojë faktet mbi atë se pjesëtarët e UJ/MPB-së së Serbisë nën parullën „mbrojtja e territorit serb nga agresori NATO dhe shqiptarët terroristë“, në periudhën prej 78 ditësh, kanë kryer krime të rënda të luftës kundër popullatës shqiptare civile dhe që, në emër të respektimit të 7.000 viktimave civil shqiptarë, nga ushtria dhe policia të largojnë gjeneralët dhe oficerët e tjerë të rangut të lartë në zonat e përgjegjësisë së të cilëve, në vend të mbrojtjes së civilëve, është praktikuar vrasja.

Nga përgjegjësia për vdekjen e 758 njerëzve, të cilët janë vrarë në sulmet e NATO-s, posaçërisht të 453 civilëve, nuk mund të kursehet as qeveria e luftës e Serbisë, disa gjeneralë të së cilës ende janë në institucionet e ushtrisë dhe të policisë. Politika e Sllobodan Millosheviqit, e përfaqësuesve më të lartë të institucioneve shtetërore dhe e gjeneralëve të ushtrisë dhe të policisë ka çuar deri te bombardimi i vendit. Ajo politikë e ka shndërruar ushtrinë në hordhi të plaçkitësve, derisa gjeneralët i kanë dërguar në luftë ushtarët e ri, prej të cilëve së paku 100 të rinj të moshës më të re se mosha 25 vjeçare nuk iu janë kthyer familjeve të veta. Pas 16 vitesh, është koha që për përgjegjësinë për bombardimin e vendit dhe vrasjen e 758 njerëzve, të fillohet të flitet në kontekstin e fakteve.

Vrasjet masive, 20.03-14.06.1999.

Lokacioni                    Data                   Shqiptarë     Serbë      Romë dhe tjer.

Meja dhe Korenica 27.04.1999. 349
Gjakova 1-2.04.1999. 94  
Celina dhe Krusha e Vogël 25-26.03.1999. 189  
Krusha e Madhe 25-26.03.1999.1 180   14
Shtutica, Vrbovci,

Çikatova

30.04-1.05.1999. 262  
Izbica 28.03.1999. 117 1
Rezala 5.04.1999. 43
Vushtria 22.05.1999. 72  
Studime e Epërme 2.05.1999. 108  
Kralani 2-4.04.1999. 93  
Ljubeniqi 1.04.1999 55  
Korishë (NATO) 13.05.1999. 77  
Bistrazhin (NATO) 14.04.1999. 64  
Luzhan (NATO) 1.05.1999. 29 13  

 

Burimi i të dhënave: Baza e të dhënave e „Librit të Kujtimit të Kosovës“, 25.03.2015.

 

Personi për kontakt: Natasha Kandiq, koordinatore projektit

 

 

 

 

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.