16.11.2014.
Përdorimi i fakteve të luftës në filma
Forumi X për drejtësinë tranzicionale në vendet postjugosllave
Sesionin e moderoi regjisori Lazar Stojanović.
Filmat e përzgjedhur bazohen në faktet të cilat janë të pranuara gjerësisht, në disa raste edhe të vërtetuara para gjykatës, por që nuk janë të njohura gjerësisht apo fshihen nga vëmendja e opinionit publik. U përgjodhën shembuj njerëzish të cilëve lufta ua ndryshoi jetën në mënyrë dramatike, me vetëdijen e plotë se i ka ndryshuar jetët e të gjithë neve. Duke marrë parasysh orientimin themelor të Nismës për KOMRA u theksua këndi i viktimave. Qëllimi ishte të shqyrtohet dhe të komentohet roli i filmit si mjet i tematizimit të atij këndi dhe instrument i hulumtimit të personazhit dhe kontekstit në raport me këtë problem të parashtruar specifik.
Filmi „Tri dritare dhe një varje”“, autor i të cilit është Isa Qosja, flet për një shqiptare të dhunuar e cila nga viktima shndërrohet në fajtor sepse rrëfimin e saj ua tregoi prindërve të saj. Regjisori Janko Baljak foli për hulumtimin thelbësor mbi të cilin u bazua filmi i tij „Vukovar – prerja e fundit “ dhe për përvojën e veçantë të punës rreth koproduksionit të parë të Kroacisë e Serbisë në një film të këtij lloji. Ivana Lalić, autore e filmit „Dëshmitarët“, shfaqi incizimet e dëshmitarëve kyçë në proceset gjyqësore për dhunën ndaj civilëve në Kosovë. Pranimi i rolit të dëshmitarit të mbrojtur e ndryshon në mënyrë drastike edhe jetën e mëtejme në bashkësi edhe perceptimin e tij të ngjarjeve për të cilat dëshmon, ndonjëherë edhe për gjithë pjesën e mbetur të jetës së atij personi, duke përfshirë edhe identitetin. „Fëmijë si gjithë të tjerët”, filmi i Pjer Žalica, është një vështrim mbi fëmijët të cilët kanë dalur të dëmtuar nga lufta, edhe fizikisht edhe psiqikisht. Duke e shpalosur botën e tyre të brendshme, Žalica theksoi se në BeH nuk ka fëmijë që nuk janë të dëmtuar nga lufta.