07.07.2011.
Fushatën për mbledhjen e nënshkrimeve-Raporti i Nismës të Rinjve për të drejtat e njeriut Serbi dhe Kroaci
26 prill – 30 qershor 2011
Fushatën për mbledhjen e nënshkrimeve për themelimin e KOMRA e kanë udhëhequr Zavod Akademija naprednih idej (Slloveni), PRONI dhe Omladinski resursni centar (BeH), Centar za monitoring – CEMI (Mali i Zi), Integra (Kosovë), Mladinski obrazovni forum – MOF (Maqedoni), Nisma e të Rinjve për të drejtat e njeriut Serbi dhe Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut në Kroaci të cilat kanë koordinuar aktivitetet e fushatës në nivel rajonal. Në organizimin e fushatës kanë qenë të involvuar dy koordinator rajonal, tetë nacional (në nivel shtetesh) dhe 81 koordinator lokal të cilët kanë ndërlidhur aktivitetet e vullnetarëve në terren.
Fushata ka zgjatur nga 26.04 deri më 30.06.2011. Deri më 05.07.2011 në Bazën e të dhënave të fushatës për mbledhjen e nënshkrimeve janë futur 542.660 nënshkrime për përkrahje themelimit të KOMRA-s. Në të ardhmen derisa qeveritë e shteteve post-jugosllave nuk të marrin vendimin për themelimin e KOMRA-s, mbledhja e nënshkrimeve dhe përkrahjes do të zhvillohet përmes internetit (http: support.zarekom.org) dhe ngjarjeve publike të Koalicionit për KOMRA.