14.06.2017.
Gjatë fushatës janë mbledhur 52.919 nënshkrime përkrahëse të themelimit të KOMRA-s në kuadër të Procesit të Berlinit
Fushatat, KOMRA, Procesi BerlinitThemelimin e Komisioni rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në ish-Jugosllavi që nga 1 janari 1991 deri më 31 dhjetor 2001 (KOMRA) në kuadër të procesit të Berlinit e përkrahën 52.919 qytetarë të vendeve të rajonit.
Gjatë fushatës rajonale në muajin maj, peticionin për marrëveshjen e liderëve të vendeve post-jugosllave në kuadër të procesit të Berlinit për themelimin e KOMRA-s, në Serbi e nënshkruan 13.728 qytetarë, Sarajevë 12.401, Prishtinë 11.683, Banja Llukë 9.263 dhe 5.621 në Kroaci. Peticionin në recom.link e nënshkruan 223 persona.
Qëllimi i fushatës ka qenë njohja e qytetarëve me obligimet e politikanëve në rajon, të cilat burojnë nga deklarata e kryesuesve të samitit të Berlinit (2014), Vjenës (2015) dhe Parisit (2015), e që kanë të bëjnë me „hapat konkret të liderëve politik të Ballkanit Perëndimor ndaj pajtimit të qëndrueshëm në rajon.“
Qytetarët e vendeve post-jugosllave presin nga udhëheqësit e tyre që ta mbështesin përfshirjen e nismës për themelimin e “KOMRA–s Komisionit Rajonal që ka për detyrë vërtetimin e fakteve për të gjitha viktimat e krimeve të luftës dhe shkeljeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut në ish-Jugosllavi gjatë periudhës 1991-2001” në rendin e ditës të konferencës së ardhshme mbi Ballkanin Perëndimor, në Trieshtë me datën 12.07.2017 dhe të ndërmarrin hapa konkrete për t’u arritur dhe nënshkruar marrëveshja zyrtare për themelimin e KOMRA-s në konferencën e ardhshme, të planifikuar në vitin 2018.