Fillimi i debatit rajonal mbi mekanizmat jashtëgjyqësor për vërtetimin dhe tregimin e fakteve mbi krimet e luftës

04.09.2005

FDH, Documenta (Kroaci) dhe Qendra Hulumtuese Dokumentuese (QDH-B dhe H) kanë nisur debatin mbi mekanizmat e dokumentimit dhe rrëfimit të fakteve mbi krimet e luftës nga e kaluara e afërt. Është mbajtur takimi i 10 organizatave kryesore për të drejtat e njeriut nga shtetet post-jugosllave, me pjesëmarrjen e ekspertëve të Qendrës Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale. Pjesëmarrësit e takimit i kanë dhënë përkrahjen e plotë gjykimit për krime të luftës. Duke pasur parasysh se gjykimet penale janë të fokusuara mbi kryerësit, FDH, Documenta dhe QDH kanë arritur në vendimin për nisjen e debatit regjional lidhur me mekanizmat jashtëgjyqësor për dokumentimin dhe tregimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljeve të tjera të rënda të drejtave të njeriut, fokusi i të cilit do të jetë mbi viktimat.

Forumi i Parë Rajonal për Drejtësi Tranzicionale, Sarajevë, B dhe H

05.05.2006

Forumi i parë rajonal për Drejtësi Tranzicionale, i është dedikuar iniciativave dhe perspektivave për vërtetimin e së vërtetës mbi të kaluarën, është organizuar nga Qendra Hulumtuese Dokumentuese (B dhe H), Fondi për të Drejtën Humanitare (Serbi) dhe Documenta (Kroaci).

Me pjesëmarrje të rreth 300 pjesëmarrësve nga i gjithë rajoni, me këtë forum ka filluar faza e parë e procesit Konsultativ – debatit mbi temën se çfarë mekanizma nevojiten për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës në rajon.

Forumi i Dytë Rajonal për Drejtësi Tranzicionale, Zagreb, Kroaci

08.02.2007

Forumi i dytë rajonal për Drejtësi Tranzicionale mbi tregimin e së vërtetës mbi krimet e luftës dhe të konflikteve, është organizuar nga Documenta, Fondi për të Drejtën Humanitare dhe Qendra Hulumtuese-Dokumentuese. Mbi 300 pjesëmarrës nga shtetet post-jugosllave – përfaqësues të organizatave për të drejtat e njeriut, shoqatat e viktimave dhe familjarëve të të zhdukurve, organizatat e mbrojtësve, të Tribunalit të Hagës, Qendrës Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale, gjykatës, prokuror, artistë dhe gazetarë – kanë diskutuar, për të parën herë në Kroaci, mbi instrumentet për vërtetimin e së vërtetës nga e kaluara. Forumi është hapur nga Kryetari i Republikës së Kroacisë Stjepan Mesiq, i cili fuqishëm ka përkrahur vërtetimin e fakteve në nivel rajonal.

Është formuar këshilli koordinues

08.05.2008

Propozuesit e Iniciativës FDH, Documenta dhe QHD, kanë formuar këshillin Koordinues (me anëtarë të ftuar) me 09.05.2008 në Podgoricë, Mali i Zi. Detyra e parë e Këshillit ka qenë që të formojë koalicionin për themelimin e KOMRA-së, dhe që në të, të transferojë udhëheqjen me procesin konsultativ. Më vonë, Këshilli ka pas për detyrë që të mbikëqyrë zbatimin e vendimit të Kuvendit të Koalicionit për KOMRA-n.

Lansimi i Iniciativës për KOMRA

09.05.2008

konsultimet Rajonale me përfaqësues të shoqatave të viktimave, viktimat dhe veteranët, të mbajtura me 9 Maj 2008 në Podgoricë, Mali i Zi, është lancuar Iniciativa për themelimin e Komisionit rajonal për vërtetimin dhe tregimin e fakteve mbi krimet e luftës (KOMRA).

Nismëtarët e kësaj Iniciative janë Fondi për të Drejtën Humanitare (Serbi), Documenta (Kroaci) dhe Qendra Hulumtuese-Dokumentuese (B dhe H).

Pjesëmarrës në konsultime – përfaqësues të shoqatave të viktimave, viktima që nuk janë anëtarë të shoqatave dhe veteranë nga Mali i Zi, Kroacia, B dhe H, Serbia, Maqedonia, Sllovenia dhe nga Kosova – kanë përkrahur Iniciativën për themelimin e KOMRA-së, me besimin e thellë që ajo do të marr mbështetje të fortë të shoqatave të familjarëve të të zhdukurve nga të gjitha shtete post-jugosllave.

Procesi konsultativ për themelimin e KOMRA-së

11.06.2008

Debati është hapur në Maj të vitit 2006, në forumin e Parë rajonal mbi mekanizmat e vërtetimit të fakteve për të kaluarën, që është organizuar nga FDH, QHD dhe Documenta. Deri në fund të Qershorit të vitit 2011 janë mbajtur 127 konsultime, shtatë forume rajonale dhe një ndërkombëtare për drejtësi tranzicionale. Në konsultime kanë marrë pjesë 6187 aktivistë të organizatave për të drejtat e njeriut, organizata të rinjëve, shoqata të familjarëve të viktimave, viktima të llogoreve, veteranëve/luftëtarëve, pastaj artistë, mësimdhënës, përfaqësues të kishave dhe bashkësive fetare, si dhe grupe tjera dhe shoqata të shoqërisë civile nga të gjitha shtetet trashëgimtare të RSFJ. Procesi konsultativ është zhvilluar në formë të debateve (diskutime publike) lokale, rajonale dhe kombëtare në grupe më të vogla dhe diskutime në temë të forumit, me 200 deri 300 pjesëmarrës. Në punime të forumit kanë marrë pjesë përfaqësues të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare. Përkrahjen profesionale në këtë proces e kanë ofruar ekspert të TPNJ-së.

Procesi konsultativ është menduar si platformë publike për zërin e viktimave dhe grupeve civile mbi trashëgiminë e rënd të së kaluarës; si lobim aktiv dhe afrim i opinionit të gjerë dhe pushtetit për formim e KOMRA-së, Komisionet Rajonale për vërtetimin e fakteve të krimeve të luftës dhe shkeljet të tjera të rënda të drejtave të njeriut në territorin e ish RSFJ-së; po ashtu edhe si kanal i komunikimit për ndërtimin e propozimit të statutit të KOMRA-së.

Procesi konsultativ është përbërë nga 3 faza: së pari është diskutuar për nevojat dhe pritjet e viktimave në raport me trashëgiminë e rëndë të së kaluarës dhe mbi mekanizmat jashtëgjyqësor për vërtetimin e fakteve të krimeve të luftës. Më pastaj pjesëmarrësit, duke pasur parasysh përvojën e shoqërive tjera post-konfliktuoze dhe post-totalitare si dhe specifikat e luftërave në territorin e RSFJ-së së dikurshme, kanë paraqitur propozime, mendime dhe rekomandime për model të Komisionit Rajonal për vërtetimin e fateve për krimet e luftës. Në fazën e tretë, duke filluar nga Maji i vitit 2010, pjesëmarrësit kanë diskutuar për draft statutin e KOMRA-së, i cili në bazë të propozimit, mendimit dhe propozimit të pjesëmarrësve të procesit konsultativ dhe zgjedhjeve të suksesshme të komisioneve të vërtetës, kanë përbërë Grupin e ekspertëve të Koalicionit për KOMRA. Kanë rrjedhur konsultimet – mbi të gjitha me grupet civile të cilat kanë marrë pjesë në formësimin e modelit të KOMRA-së dhe pastaj edhe me juristë nga rajoni. Ka pasur diskutime të zëshme, frikë që disa qëndrime janë të papajtueshme, por në fund puna e përbashkët tre vjeçare ka mundësuar që me kompromis të arrihet deri te dokumenti i përbashkët. Kuvendi i Koalicionit për KOMRA me 26.03.2011 ka miratuar Propozim Statutin e KOMRA-së.

 

Rishikim i ngjarjeve dhe debatet rajonale

Konsultimet

Forumet

Formimi i Koalicionit për KOMRA

28.10.2008

Koalicioni për KOMRA është rrjet i organizatave të shoqërisë civile nga shtetet post Jugosllave të cilat zotohen për themelim e KOMRA-së – Komisionit Rajonal për dokumentimin e fakteve për krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në territorin e ish- RSFJ-së, nga 1 Janari 1991 deri me 31 Dhjetor 2001.

Koalicioni është formuar me 28 Tetor të vitit 2008 në Prishtinë, Kosovë në kuadër të forumit të katërt për drejtësi tranzicionale, me vendimin e 100 organizatave joqeveritare për të drejtat e njeriut, organizata të rinjëve dhe shoqata të familjarëve të të zhdukurve dhe ish viktimave të llogoreve, pjesëmarrës/pjesëmarrëse të këtij forumi. Deri në fund të vitit 2014, Koalicioni për KOMRA ka numëruar më shumë se 2050 organizata joqeveritare dhe individë. Të gjithë ndajnë mendimin se vetëm në mënyrë të përbashkët, qasja rajonale në vërtetimin e fakteve mund të sigurojë një përshkrim historik gjithëpërfshirës mbi atë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën.

Koalicionin për KOMRA-n e udhëheq Kuvendi i anëtarëve të Koalicionit. Përkrahje teknike dhe profesionale Koalicionit ja ofron Këshilli Rajonal, me të cilin udhëheq koordinatorja e projektit/procesit KOMRA Natasha Kandiq, në përbërje të cilit janë përfaqësues të dhjetë organizatave joqeveritare nga shtete post Jugosllave, të cilat janë poashtu organizata Partnere në projektin KOMRA: Fondi për të Drejtën Humanitare (Serbi), Iniciativa e të rinjëve për drejtën të njeriut në Serbi, Iniciativa e të rinjëve për të drejta të njeriut në Kroaci, Shoqata për të drejtësi tranzicionale, përgjegjësi dhe përkujtim në BeH, Qendra për demokraci dhe drejtësi tranzicionale (B dhe H) Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, Qendra për edukim qytetar (Mali i Zi), Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave (Maqedoni) dhe Qendra për hulumtim të religjionit, politikës dhe shoqërisë (Serbi).

Statuti i Koalicionit për KOMRA

Statuti i Koalicionit për KOMRA është miratuar në Kuvendin e anëtarëve të mbajtur në Zagreb, me 15 Tetor të vitit 2010, ndërsa Ndryshimet dhe përmirësimet e Statutit të Koalicionit janë pranuar në Kuvendin e Koalicionit për KOMRA të mbajtur në Sarajevë me 26 Qershor të vitit 2011.

Anëtarët e këshillit Rajonal të Koalicionit për KOMRA

Forumi i Katërt Rajonal për të Drejtën Tranzicionale, Prishtinë, Kosovë

28.10.2008

Forumi i katërt rajonal është mbledhja më masovike mbi mekanizmat e vërtetimit të fakteve për krimet e luftës i mbajtur në territorin e ish Jugosllavisë. Është organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare, Documenta, Qendra Hulumtuese-Dokumentuese, Shoqata Shpresimi dhe Community Building Mitrovica. Mbledhjen e kanë hapur me fjalime përshëndetëse Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, zëvendës shefi i misionit EULEX Roy Reeve, dhe zyrtarë tjerë të lartë.

Në këtë Forum është themeluar Koalicioni për KOMRA i cili ka për detyrë që të zbatojë diskutimin për mandatin, qëllimet dhe elementet tjera të KOMRA-së.

Qendra Hulumtuese-Dokumentuese nga Sarajeva pas forumit të Katërt rajonal për të drejtën tranzicionale, është larguar nga këshilli Koordinues dhe ka hequr dorë nga angazhimi i mëtutjeshëm dhe përfaqësimi i Iniciativës për themelimin e Komisionit Rajonal.

Forumi i Pestë Rajonal për Drejtësi Tranzicionale, Budva, Mali i Zi

29.05.2009

Forumi i pestë rajonal ka mbledhur më shumë se 200 organizata joqeveritare nga të gjitha shtetet e rajonit të RSFJ-së së dikurshme. Me 316 pjesëmarrës, ka qenë njëra nga mbledhjet më të mëdha të dedikuara drejtësisë tranzicionale. Forumi është organizuar nga Qendra për edukim qytetar dhe Aksioni për të drejtat e njeriut nga Mali i Zi, me ndihmën e Sekretariatit të Koalicionit për KOMRA. Ky ka qenë forumi i parë në të cilin anëtarët e Koalicionit për KOMRA, në kornizën e tre punëtorive, kanë diskutuar për modelin dhe elementet tjera të modelit KOMRA. Ditën e Forumit, anëtarët e Koalicionit kanë mbajtur Kuvendin e parë themelues të Koalicionit, ku është votuar Statuti i Koalicionit dhe janë zgjedhur anëtarët e këshillit Koordinues. Forumin e pestë e kanë hapur Ranko Krivokapic, kryetar i kuvendit të Malit të Zi, Pierre Mirel, drejtor i Zyrës së Komisionit Evropian për zgjerim të shteteve të Ballkanit perëndimor, dhe Ron J.P.M. van Dartel, ambasador i Mbretërisë së Holandës në Mal të Zi dhe Serbi.

Forumi i Gjashtë për Drejtësi Tranzicionale, Novi Sad, Serbi

20.03.2010

Forumi i Gjashtë rajonal për drejtësi tranzicionale është hapur nga nënkryetarja e Qeverisë së Vojvodinës Ana Tomanova Makanova, shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Serbi Vincent Degert, kryetari i shoqatës së gazetarëve të pavarur të Vojvodinës, Dinko Gruhonjiq dhe regjisori Zhelimir Zhillnik. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë më shumë se 300 përfaqësues të organizatave dhe individ nga i tërë rajoni i ish RSFJ-së. Në punimet e Forumit është mbajtur edhe kuvendi i dytë i Koalicionit për KOMRA.

Ka filluar promovimi medial i Nismës për KOMRA

01.06.2010

Fushata e parë mediale me anë të së cilës Nisma për KOMRA i është prezantuar opinionit të gjerë në rajon është quajtur Pse KOMRA. Aktivitetet promovuese kanë filluar me 1 Qershor në të njëjtën kohë në Banjallukë, Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë dhe Zagreb; dhe shume shpejtë janë përhapur edhe në qytete tjera.

Spotet televizive kanë qenë nën regjinë e Sllobodan Shijan dhe Milutin Petroviq.

Është themeluar faqja www.ZaREKOM.org në tetë gjuhë, dhe Facebook dhe Twitter prezantimi i Nismës.

Iniciativa për KOMRA zgjerohet në Maqedoni dhe Slloveni

06.06.2010

Në qershor të vitit 2010, në procesin Konsultativ janë kyçur organizatat joqeveritare dhe shoqatat e viktimave dhe veteraneve nga Maqedonia, pastaj edhe organizatat dhe shoqatat e të përndjekurve nga Sllovenia.

Forumi i Shtatë Rajonal për Drejtësi Tranzicionale, Zagreb, Kroaci

17.10.2010

Forumi i shtatë për drejtësi tranzicionale është mbajtur më 16-17.10.2010 në Zagreb. Forumin e ka hapur presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq. Në punime kanë marrë pjesë: ish kryetari i Republikes së Kroacisë, Stipe Mesiq, nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kroacisë Slobodan Uzelac dhe përfaqësues të këshillit të ministrive të Republikës së Kroacisë. Përveç plenumit, debati i pjesëmarrësve është organizuar në katër grupe punuese: për përbërjen dhe përzgjedhjen e anëtarëve të KOMRA-së, për kompetencat e KOMRA-së dhe qasjen ndaj organeve të drejtësisë, për komunikim me publik të Nismës dhe për qëllimet dhe detyrat e KOMRA-së.

Forumi ka përfunduar me vlerësim të përbashkët të pjesëmarrësve që puna e ardhshme e Komisionit Rajonal duhet të bazohet në vullnetarizmin e viktimave, përgjegjësinë e shtetit dhe pavarësisë së Komisionit Rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës në territorin e ish Jugosllavisë (KOMRA).

Fillimi i avokimit publik

10.01.2011

Me avokimin publik të Iniciativës KOMRA është filluar në Janar të vitit 2011. Avokimi kryhet në nivelin nacional, ndërsa në të marrin pjesë anëtarët e Këshillit Koordinues të Koalicionit për KOMRA, koordinatorët dhe përfaqësuesit për marrëdhënie me publikun të Nismës për KOMRA dhe anëtarë të Koalicionit për KOMRA. Qëllimi i avokimit publik është përvetësimi i përkrahjes politike për themelimin e KOMRA-së.

Parlamenti Evropian ka përkrahur Iniciativën për KOMRA

19.01.2011

Rezolutën e Parlamentit Evropian për procesin e integrimeve evropiane të Serbisë që është aprovuar me 19 Janar të vitit 2011, nën nenin 34. theksohet mbështetja për Nismën KOMRA “me qëllimin e vazhdimit të procesit të ngritjes së vetëdijes dhe pajtimit përgjatë Ballkanit Perëndimor” dhe ftohen autoritetet e Serbisë dhe shteteve tjera të përfshira në këtë çështje që të ofrojnë përkrahjen për këtë Iniciativë.

Kuvendi Parlamentar i Këshillit të Evropës në rezolutën për pajtimin ka përkrahur Iniciativën për KOMRA

26.01.2011

Kuvendi Parlamentar më 26 Janar të vitit 2011 ka miratuar Rezolutën 1786 (2011) me të cilën ka shprehur përkrahjen për përpjekjet e shteteve post-jugosllave në krijimin e pajtimit dhe marrëdhënieve të reja në mes të shteteve.

Në Rezolutë është shprehur në mënyrë të posaçme përkrahja ndaj Iniciativës të organizatave joqeveritare nga shtetet post-jugosllave për formimin e komisionit Rajonal për vërtetimin e fakteve për krime të luftës në territorin e RSFJ-së së dikurshme (KOMRA) e cila ka për qëllim që t’u jap nderime dhe pranojë të gjitha viktimat.

Miratimi i Propozimit të statutit KOMRA-së

26.03.2011

Koalicioni për KOMRA në Kuvendin e saj ka miratuar Propozim statutin e KOMRA-së të cilin e ka përgatitur grupi punues i Koalicionit për KOMRA për Statut, në bazë të propozimit dhe rekomandimeve të anëtarëve të procesit konsultativ dhe analizës së statutit të komisioneve të suksesshme të vërtetës ,komisioneve parlamentare dhe hetuese në shtete post-jugosllave.

 

Peticioni për themelimin e KOMRA-s

26.04.2011

Për nëntë javë, aq sa ka zgjatur fushata, janë mbledhur 545.000 nënshkrime të qytetarëve. Në Bosnjë dhe Hercegovinë janë mbledhur 122.540 nënshkrime të përkrahjes, në Kroaci 19.674, në Mal të Zi 31.060, në Serbi 254.625, në Slloveni 5.346, në Maqedoni 10.069 nënshkrime, kurse befasia më madhe në fushatë është numri i madh i nënshkrimeve të mbledhura në Banja Llukë (46.000) dhe Kosovë (100.566).

Është mbajtur forumi i Tetë për Drejtësi Tranzicionale, Sarajevë, B dhe H

27.06.2011

Për dallim nga forumet e kaluara të cilët kanë qenë në funksion të debatit për themelimin e KOMRA-së, qëllimi i këtij forumi ka qenë që të rishikohen dhe vlerësohen rezultatet e procesit të drejtësisë tranzicionale në rajon. “Ky është tentim që procesin e ballafaqimit me të kaluarën të ia dorëzojmë institucioneve”, ka thënë Kandiq.

Takimi është mbajtur me 27. Qershor të vitit 2011 në hotelin Holiday Inn në Sarajevë, B dhe H.

Intelektualët dhe artistët e rajonit kërkojnë themelimin e KOMRA-së

07.10.2011

Letër përkrahje Nismës për themelimin e KOMRA-së, u dërgua me 7 Tetor të vitit 2011 drejtuar kryetarëve dhe anëtarëve të kryesisë së shteteve trashëgimtare të ish Jugosllavisë, është nënshkruar nga 155 artistë dhe intelektual të njohur dhe vlerësuar në rajon.

Është formuar ekipi Rajonal i Avokuesve Publik

09.10.2011

Faza e dytë e procesit KOMRA, Institucionalizimi i Iniciativës KOMRA (kalimi i Iniciativës nga niveli civil në politik) ka filluar me formimin e Ekipit Rajonal të Avokuesve Publik (ERAP) në Tetor të vitit 2011. Anëtarët e ekipit, në ftesë të Fondit për të Drejtën Humanitare, kanë propozuar organizata partnere të cilat në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në procesin konsultativ për tre vjet e gjysmë mbi mandatin e KOMRA-së. Qëllimi parësor i ERAP është avokimi politik për formimin e KOMRA-së.

ERAP përbëhet nga: Zdravko Grebo, profesor në Fakultetin Juridik në Sarajevë, Dino Mustafiq, regjisor teatral, dhe gazetarja Gjenana Karup-Drushko (B dhe H), Zharko Puhovski, profesor në Fakultetin Filozofik në Zagreb (Kroaci), gazetari Adriatik Kelmendi (Kosovë), gazetari Dragoljub Vukoviq (Mali i Zi), gazetari Dinko Gruhonjiq dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq (Serbi), dhe Prof.dr. Zhidas Daskalovski (Maqedoni).

Biljana Vankovska, profesoreshë në fakultetin Filozofik në Shkup (Maqedoni) ka dhënë dorëheqje nga anëtarësia në ERAP në Nëntor të vitit 2013 pasi që ka konsideruar se nuk ka arritur sukses adekuat në avokimin publik në Maqedoni. Gazetari Igor Mekina (Slloveni) ka ndërprerë aktivitetet në ERAP dhe Iniciativën KOMRA në Janar të vitit 2014.

Iniciativa për KOMRA është përfshirë në Strategjinë e zgjerimit dhe raportimin e Komisionit Evropian

12.10.2011

Komisioni Evropian më 12.10.2011, ka publikuar dokumentin Strategjia e zgjerimit dhe sfidat kryesore 2011-2012 për rajonin e ish RSFJ-së dhe në nenin 2.3 ka cekur Iniciativën KOMRA si shumë të rëndësishme për procesin e pajtimit rajonal. Poashtu në raportimet përcjellëse për përparimin e Serbisë, Bosnjës e Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës, KE ka theksuar mbështetjen e Iniciativës për KOMRA si pjesë integrale e procesit të integrimeve evropianë të shteteve rajonale.

Komisioni Evropian në raportin për progresin e Serbisë në procesin e Eurointegrimeve për vitin 2013 ka theksuar që të vazhdohet me përkrahjen për Procesin KOMRA. Në dokumentin Strategjia e zgjerimit dhe sfidat kryesore 2013-2014(SERBIA 2013 progress report) i cili është publikuar me 16 Tetor të vitit 2013, KE ka përshëndetur takimin e parë të përfaqësuesve të presidentëve të shteteve në Iniciativën për KOMRA.

Takimi rajonal i Koalicionit për KOMRA-n, Zagreb, Kroaci

04.11.2011

Kanë marrë pjesë 63 përfaqësues të organizatave anëtare të koalicionit për KOMRA nga të gjitha shtetet post-jugosllave.

Zharko Puhovski, avokuesi publik në Kroaci, ka nxitur çështjen e “thelbit të fortë”. Statuti i KOMRA-së të cilin Koalicioni duhet ta caktojë, në mënyrë që avokuesit të kenë instruksione të qarta për standardet minimale të cilave duhet t’u përmbahen në avokimin publik të Iniciativës për KOMRA. Në vlerësimin e fazës së re të avokimit, ka thënë se: “Derisa procesi KOMRA po kalon në nivelin politik, po humbet në përmbajtje, por po fiton në fuqi. Humbja në përmbajtje do të reflektojë kryesisht në kërkesën e politikanëve që Propozim Statuti të ndryshojë. Në lidhje me ndryshimet e mundshme, në Koalicion duhet të jetë detyrë të caktohet se çka është “thelbi i fortë”, përkatësisht se çka është ajo që duhet të mbetet në Statut, ndërsa nga cilat nene, nëse paraqitet nevoja, mund të hiqet dorë”. Përfundimi i Koalicionit është se për “thelbin i fortë” të Propozim Statutit KOMRA të bisedohet në takimin e ardhshëm të Koalicionit për KOMRA, të planifikuar për Shkurt 2012.

Takimi Rajonal i Koalicionit për KOMRA, Beograd, Serbi

25.02.2012

Kanë marrë pjesë 65 anëtarë të Koalicionit për KOMRA. Në takim janë paraqitur rezultatet e hulumtimit mbi gjendjen e drejtësisë tranzicionale në shtetet post-jugosllave, ndërsa pas këtij takimi anëtarët e Koalicionit për KOMRA gjatë gjithë ditës kanë diskutuar lidhur me rrjedhën e procesit të institucionalizimit të Iniciativës për KOMRA, si dhe për “thelbin e fortë” e Propozim Statutit të KOMRA si minimum obligator për avokimin politik të Iniciativës për themelimin e KOMRA-së.

Në diskutimin për “thelbin e fortë” të Propozim Statutit, pjesëmarrësit janë pajtuar me propozimin e profesorit Zharko Puhovski që Propozim Statuti i miratuar nga Koalicioni për KOMRA me 26.03.2011, propozim ky i cili është dokument iniciues në ndërtimin e konsensusit minimal për diskutim në nivel zyrtar.

Parlamenti Evropian ka shprehur përkrahjen për Nismën për KOMRA

29.03.2012

Parlamenti Evropian në datën 29 mars të vitit 2012 e ka miratuar Rezolutën mbi përparimin e Serbisë (2011/2886 RSP), dokument të cilin e ka përgatitur deputeti slloven Jelko Kacin. Në pikën 39 të Rezolutës, Parlamenti Evropian “e shpreh përkrahjen për Nismën KOMRA me qëllim që edhe më tutje të vë në lëvizje dhe të drejtoj procesin e pajtimit në tërë Ballkanin Perëndimor”.

Takimi rajonal i Koalicionit për KOMRA, Prishtinë, Kosovë

21.05.2012

Tema kryesore ka qenë avokimi dhe progresi i iniciativës për KOMRA në kontekstin e situatës politike në rajonin e ish RSFJ-së.

Takimi rajonal i Koalicionit për KOMRA, Beograd, Serbi

08.09.2012

Takimi rajonal i Koalicionit për KOMRA është mbajtur me 8 Shtator të vitit 2012 në Beograd, dhe në të kanë marrë pjesë 60 anëtarë të Koalicionit. Për të parën herë anëtarët e Koalicionit kanë biseduar për kujtimet e tyre nga lufta dhe për luftën (sesioni Çfarë mbajmë në mend, çfarë kujtojmë, të publikuar në numrin e 10 të Zërit të Iniciativës për KOMRA). Në mes të pjesëmarrësve ka pasur viktima të cilët për herë të parë kanë folur për përvojat e tyre të luftës dhe të rinjë të cilët për krime të luftës kanë mësuar duke ju falënderuar pjesëmarrjes në Procesin KOMRA.

Aksioni KOMRA për Ardhmëri – Zagreb, Prishtinë, Beograd, Sarajevë, Podgoricë, Lubjanë dhe Shkup

22.09.2012

Kampanja ka qenë e fokusuar në përkujtimin e presidentëve dhe anëtarëve të kryesive të shteteve të rajonit në faktin se themelimi i KOMRA-së varet nga vendimi i tyre. Me shembull në aksionet të cilat i kryen Amnesty International, janë organizuar aksione të dërgimit të kartolinave në adresë të presidencave rajonale, me një porosi të shkurtër të përkujtimit në përkrahjen e premtuar për themelimin e KOMRA-së dhe duke i përkujtuar që ka ardhur koha për një hap më tutje. Aksioni KOMRA për ardhmëri është mbajtur me 22 Shtator të vitit 2012.

KOMRA për Ardhmërinë e të Rinjëve – Banjallukë, Sarajevë, Prishtinë, Zagreb, Beograd, Lubjanë, Podgoricë, Shkup

24.10.2012

Koalicioni për KOMRA vazhdon me mbledhjen e nënshkrimeve të mbështetjes për themelimin e KOMRA-së.

Janë emëruar delegatët për KOMRA

25.01.2013

Presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviq ka emëruar Zlata Gjurgjeviq, profesoreshë e rregullt në Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit më 25 Janar të vitit 2013;

Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov ka emëruar Lubena Arnaudoskog, zëvendësin e sekretarit të përgjithshëm për punë juridike dhe organizative në kabinetin e tij më 25 Janar të vitit 2013;

Presidenti i Malit të Zi Filir Vujanoviq, ka emëruar Sonja Tomoviq-Shundiq, dekane e Fakultetit të Shkencave Politike në Podgoricë dhe këshilltare personale për çështje të minoriteteve dhe të drejtave të njeriut më 28 Janar të vitit 2013;

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka emëruar Selim Selimin, këshilltarin e saj ligjor më 25 Mars të vitit 2013;

Anëtari i Presidencës së B dhe H Zhelko Komshiq ka emëruar Goran Mihajleviq, jurist, oficer ndërlidhës me Tribunalin e Hagës më 25 Mars të vitit 2013;

Anëtari i Presidencës së B dhe H Bakir Izetbegoviq ka emëruar Aljosha Qamparu, jurist, nënkryetari i Sarajevës si delegues i tij më 21 Shkurt të vitit 2013;

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq ka emëruar Sinisha Vazhiq, gjykatësin e gjykatës së Apelit në Beograd si delegues tij më 30 Qershor të vitit 2013.

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor dhe anëtari i tretë i Presidencës së B edhe H, Nebojsha Radmanoviq nuk kanë emëruar të dërguar për KOMRA[1].

[1]Profesor Zharko Puhovski në emër të Koalicionit për KOMRA dhe avokuesve publik, në mënyrë të drejtpërdrejtë ju ka drejtuar Presidentit të Sllovenisë dhe me datën 24.04.2014 ka pranuar përgjigjen nga këshilltari i tij për punë të jashtme, i cili e ka informuar se çështja e KOMRA është nën kompetencën e Qeverisë të Sllovenisë. Ai ka rekomanduar Koalicionin për KOMRA që t’i drejtohet Ministrisë për Punë të Jashtme të Republikës së Sllovenisë. Anëtari i tretë i Presidencës së B dhe H asnjëherë nuk i është përgjigjur në shkrimet dhe avokimet publike Koalicionit për KOMRA lidhur me emërimin e të dërguarit për KOMRA.

Është mbajtur forumi i Nëntë Ndërkombëtar për Drejtësi Tranzicionale, Jahorinë, B edhe H

17.05.2013

Forumi i nëntë Ndërkombëtar për drejtësi tranzicionale nën emrin Pajtimi në shtetet post-Jugosllave është mbajtur me 17 dhe 18 Maj të vitit 2013 në Malet e Jahorinës së B dhe H.

Në forum është biseduar për të arritur në vendosjen e drejtësisë tranzicionale në shtetet post-Jugosllave, përvojat e Irlandës veriore, pajtimi nga këndi i qeverive, bashkësive fetare, bashkësive shkencore, shoqatave të artistëve dhe kulturologëve, organizatave të shoqërisë civile, si dhe për trashëgiminë e Tribunalit të Hagës në funksionin e pajtimit.

Është mbajtur edhe kuvendi i Gjashtë i Koalicionit për KOMRA me 17 Maj të vitit 2013 në Jahorinë, B dhe H.

Ka filluar me punë grupi Rajonal i ekspertëve për KOMRA

06.09.2013

Grupin Rajonal të ekspertëve e përbëjnë përfaqësuesit personal për KOMRA të presidentëve/anëtarëve të Presidencës së B edhe H. Detyrë e përfaqësuesve për KOMRA, të cilat i ka formuluar Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, është analiza e Propozim statutit të KOMRA nga këndi, kushtetues, ligjor dhe mundësive politike të themelimit të KOMRA-së në secilin prej shteteve përkatëse.

Në punën e grupit të ekspertëve Rajonal, në emër të Koalicionit për KOMRA dhe avokuesve publik, kanë marrë pjesë Midhat Izmirlija, anëtarë i grupit punues të Koalicionit për KOMRA dhe Statut, dhe Natasha Kandiq, koordinatore e procesit KOMRA. Detyra e tyre ka qenë e natyrës teknike, që të ofrojnë interpretim të Propozim Statutit të KOMRA-së të cilin e ka propozuar Koalicioni dhe që të kujdesen që të gjitha propozimet e përfaqësuesve, në kohë dhe mënyrë të duhur të përfshihen në Ndryshime. Në punime herë pas here në rolin e vëzhguesit kanë marrë pjesë edhe avokues tjerë publik.

Përfaqësuesit në total kanë mbajtur katër takime, dy takime në vitin 2013, me 8 Shtator dhe 24 Tetor, të dy në Zagreb dhe deri në fund të Qershorit të vitit 2014 kanë mbajtur dy takime, një me 8 Mars në Zagreb dhe me 4 Maj në Beograd. Në takimin e dytë, përfaqësuesit kanë sjellë vendimin që të konsultohen me presidentët/anëtarët e presidencës së B dhe H për “periudhën dhe fushën e hetimeve” të Komisionit, para se të ju dorëzohet dokumenti final Ndryshime për rishikim dhe vendim. Përfaqësuesit kanë filluar me konsultime në Maj dhe deri në fund të Qershorit të vitit 2014 ende kanë qenë në proces. Avokuesit publik kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në konsultimet e përmendura.

Përfaqësuesit për KOMRA kanë përfunduar mandatin e tyre më 28.10.2014. Ndryshimet në Propozimin e statutit për KOMRA të cilat i kanë propozuar, Koalicioni për KOMRA i ka miratuar në Kuvend me 17.11.2014.

Aksioni Mbështes KOMRA-n – Banjallukë, Sarajevë, Beograd, Lubjanë, Podgoricë, Prishtinë, Zagreb, Shkup

21.09.2013

Me rastin e ditës Ndërkombëtare të paqes, koalicioni për KOMRA ka organizuar kampanjën Mbështes KOMRA-n dhe ka informuar publikun se ka filluar me punën grupi Rajonal i ekspertëve për KOMRA.

Janë përkrahur Ndryshimet e Statutit KOMRA

14.11.2014

Koalicioni për KOMRA më 14 Nëntor të vitit 2014 në Beograd (Serbi) ka mbajtur Kuvendin e shtatë me radhë, me pjesëmarrje të 104 delegatëve, të cilët kanë përfaqësuar 1950 anëtar/e. Delegatët, me një votë kundër dhe dy abstenime përkrahën Ndryshimet e Statutit KOMRA, të cilat janë përpiluar nga përfaqësues të presidentit të Malit të Zi, Serbisë, Kroacisë dhe Kosovës, anëtarit boshnjak dhe kroat të presidencës së B edhe H, lidhur me detyrën që të vërtetojnë mundësitë kushtetuese dhe ligjore për themelimin e KOMRA-së në secilin shtet përkatësisht.

Është mbajtur forumi i Dhjetë për Drejtësi Tranzicionale

15.11.2014

Forumi i dhjetë i është kushtuar arritjeve në drejtësinë tranzicionale, promovimin e përdorimit të fakteve në punimet artistike dhe dëgjimin e zërit të viktimave.. Forumi është mbajtur me 15 dhe 16 Nëntor të vitit 2014 në Beograd, nën organizim e Koalicionit për KOMRA. Është paralajmëruar faza e re e Procesit KOMRA, në të cilën Koalicioni përcjellë, ndihmon dhe nxit institucionet shtetërore që të themelojnë KOMRA-n.

Letër presidentëve/anëtarëve të Presidencës së BeH

10.12.2014

Koalicioni për KOMRA me 10 Dhjetor të vitit 2014 u ka drejtuar letër presidentëve/anëtarëve të Presidencës së B dhe H, duke i përkujtuar se Kuvendi i ka përkrahur Ndryshimet në Statutin e KOMRA-së, me të cilat janë krijuar kushtet për një hap të ri drejt themelimit të Komisionit Rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljet tjera të rënda të të drejtave të njeriut në luftërat në territorin e ish Jugosllavisë – KOMRA.