15.11.2014.
Kada Hotić
Kada Hotić nga Srebrenica, anëtare e Shoqatës „Nënat e Enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës“. Ka jetuar në Srebrenicë me bashkëshortin Senadin dhe të birin Samirin. Të dytë u vranë në periudhën nga 11 deri 17 korrik 1995.
„Kurrë nuk ka ardhur, as sot e kësaj dite… Jam inkurajuar, jam forcuar për të luftuar për t’i kërkuar të zhdukurit, për ta kërkuar fajtorin. Dhe jam bërë e vështirë, dhe qaj, dhe përsëri them ‒ të paktën nuk më vjen turp nga askush. Askush nga të mitë nuk ka qenë kriminel. Falë zotit, nuk kanë qenë. I kam vuajtjet e mia, lotët e mi, dhembjen time. Por si do të flejë krimineli kur t’i kthehen pamjet? Thashë, ai e ka më vështirë. Kemi marrë një letër nga Vlasenica ku njëri e ka përshkruar ashtu ngjashëm jetën të cilën nuk do t’ia dëshiroja askujt, as atij armiku i cili ma ka vrarë të birin“.
Kada Hotić-i dëshmoi në Forumin X Rajonal për Drejtësinë Tranzicionale.
Dëshmia është në dispozicion në gjuhën bosnjake.