KOMRA rrjeti i pajtimit

t_KOMRA-zastava.jpg

14.11.2014.

BIRN: Komisioni Rajonal i të Vërtetës është një hap pranë themelimit

t_Birn.jpg

 

 

 

Koalicioni i grupeve që po punojnë për të themeluar një komision faktmbledhës për luftërat e Jugosllavisë, njohur si RECOM, amendoi statutin e vet me shpresë se komisioni do të krijohet vitin e ardhshëm.

Sven Milekic  BIRN  Zagreb

Pasi zhvilloi asamblenë e vet të shtatë në Beograd, koalicioni i organizatave joqeveritare të mbledhura nën ombrellën “Për RECOM” e amendoi statutin e vet me synimin për krijimin e RECOM në vitin 2015.

Nëse ky komision më në fund do të krijohet, RECOM do të prodhojë një raport për të përmbledhur listën finale të njerëzve të vrarë apo të zhdukur krahas një liste me kampe apo vende të tjera burgosjeje gjatë luftërave të viteve 1991-2001 në ish Jugosllavi.

Presidentët e Bosnjës, Kroacisë, Malit të Zi, Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë pritet ta prezantojnë iniciativën e tyre të përbashkët në publik dhe në parlamentet përkatëse kombëtare në fund të janarit 2015.
Iniciativa për të ndryshuar statutin erdhi nga të dërguarit e presidentëve të republikave të ish-Jugosllavisë, të cilët po mbikëqyrin procesin e krijimit të RECOM në emër të vendeve përkatëse.

“Versioni i ri i statutit do të heqë të gjitha dyshimet aktuale se RECOM mund të bëhet një organ gjyqësor,” tha koalicioni në një deklaratë të publikuar të martën.

Gjithsesi, të dërguarit e vendeve mbajtën të njëjtin qëndrim se vetëm institucionet e shteteve dhe gjykatat ndërkombëare duhet të kenë fuqinë për të ndërmarrë masa ndëshkuese dhe jo komisioni RECOM.

Koalicioni jopolitik rajonal i organizatave të shoqërisë civile dhe individë të ndryshëm kanë bërë fushatë prej vitesh për krijimin e një komisioni me detyrën e themelimit të fakteve mbi krimet e luftës dhe dhunimin e të drejtave të njeriut të kryer në ish-Jugosllavi nga viti 1991 deri më 2001.

Asambleja e shtatë bëri gjithashtu ndryshime në skemën e ardhshme të financimit. Sipas statutit të ri të propozuar, RECOM do të financohet nga donacione vendëse apo të huaja dhe jo nga buxhetet e shteteve, për shkak se që nga fillimi shtetet e kanë bërë të qartë se nuk duan të jenë të detyruar të financojnë komisionin.

Në fund, sesioni mbështeti nevojën për “themelimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe dhunimet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut në konfliktet e armatosura nga 1 janari 1991 deri në 31 dhjetor 2001.”

Ata ranë dakord gjithashtu se të gjitha faktet e mbledhura duhet të përfshihen në kurrikullat shkollore të rajonit.

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.