27.06.2011.
KOMRA është udhërrëfyes për paqevendesit e ardhshëm
SARAJEVË, 27. qershor 2011.
KOMRA është udhërrëfyes për paqevendesit e ardhshëm dhe është e nevojshëm që marrëdhëniet në rajon janë ndërtuar në baza të shëndosha, respektin dhe hapjen tha kryebashkiaku i Sarajevës Alija Behmen në hapjen e Forumit ndërkombëtar për drejtësinë transicioinale në shtetet e ish-Jugosllavisë në Sarajevë.
Behmen tha se në Sarajevë janë vrarë 13 mijë civilë dhe për këtë arsye Sarajeva dhe BeH duhen të jenë vërejtje se krimi kurrë më të mos përsëritet. „Që e vërteta dhe drejtësia gjejnë rrugën e tyre duhet të ballafaqohemi me të kaluarën. Për këtë arsye është e nevojshme të krijohet komisioni rajonal për vërtetimin e fakteve për krime të luftës mbi të gjitha krimet e luftës dhe shkeljet tjera të rënda të drejtave t ënjeriut ngaqë ky është është një obligim i ynë ndaj viktimave“, tha Behmen dhe shtoi se nuk guxojmë të jetojmë në gënjeshtra. „Duhet të dëgjojmë zërin e viktimave. Mohimi i krimit është i papranueshëm. Mohimi i krimit do të thotë pjesëmarrje në krim“, tha kryebashkiaku Behmen.
Drejtoresha e Fondit për të drejtën humanitare nga Beogradi Natasha Kandic deklaroi se konferenca e sotme mbi drejtësinë transicionale në shtetet post-jugosllave ka për qëllim të hapë dialogun parasëgjithash me institucionet vendore të cilat duhet të vendosin sundimin e ligjit dhe drejtësinë në rastet e shkeljeve të drejtave të njeriut.
“Ne sot në lidhje me këtë drejtësi flasim nga këndi I viktimave, flasim nga këndi I institucioneve vendore të drejtësisë transicionale, sic janë prokuroritë për krime të luftës, gjyqësori, ministritë e caktuara, nga këndi I bashkësisë akademike, parasëgjithash nga këndi I atyre që merren me atë se sit të arrihet drejtësia. Flasim nga këndi I një koalicioni specific e cila avokon që përvec gjykatave për krime të luftës të jetë një komision I përbashkët rajonal I cili do të fokusohet në viktima përkundrejt gjykimeve që janë të fokusuara në kryerësit e krimeve të luftës”, tha Kandic.
Sipas saj detyrë e nismës është që të bindë dhe fitojë përkrahjen e institucioneve vendore të drejtësisë transicionale, sic janë prokuroritë dhe ministritë, në mënyrë që të pranojnë procesin e ballafaqimit me krimin të fitojë vulën zyrtare shtetërore.
Cdo gjë që është bërë deri më tani ka pasur vulën e shoqërisë civile por nuk ka ballafaqim të suksesshëm me të kaluarën përderisa këtë process nuk e bartin institucionet, përderisa ky process nuk ka karakter institucional, vlerësoi ajo.
“Nga sot e më tutje detyrë e jona si shoqëri civile është që ngadal të bartimprocesin e vendosjes së drejtësisë të plotë në duart e institucioneve dhe detyrë e jona do të jetë që të mos I lejojmë të ndalen por rezultatin e mundimit tonë të jetë formimi I komisionit rajonal për vërtetimin e fakteve mbi të gjitha viktimat e krimeve të luftës, tha Kandic.
Për dallim nga forumet e mëparshme të cilët ishin në funksion të debatës mbi themelimin e KOMRA-s, qëllimi I këtij forumi është të vlerësoj rezultatet e procesit të drejtësisë transicionale nga këndvështrimi I viktimav, institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të drejtësisë transicionale, organizatave për të drejtat e njeriut dhe KOalicioni për KOMRA.