KOMRA rrjeti i pajtimit

t_REKOM-znak-mali

18.11.2010.

KOMRA – Për herë të parë në Slloveni

t_REKOM-znak-mali
Rreth pesëdhjetë pjesëmarrës, gazetarë dhe redaktorë nga i gjithë regjioni i RSFJ-së së dikurshme, duke përfshirë edhe disa mjaft të theksuar, përshëndetën dhe përkrahën nismën për themelimin e komisionit Regjional për konstatimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të drejtave të njeriut (KOMRA) përderisa një numër i konsiderueshëm i tyre me atë rast iu bashkangjitë Koalicionit për KOMRA.
Pavle Gantar, kryetar i Parlamentit të Sllovenisë, dërgoi një letër përkrahjeje nismës e cila u lexua në takim. Morrën pjesë këshilltaret për politikë të jashtme të Presidentit të Republikës, Tanja Mishkova dhe deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon.
U theksua rëndësia e veçantë të cilën e kanë mediat dhe gazetarët e përgjegjshëm për suksesin e nismës përballë publikut të gjerë por edhe përballë vendimarrësve.
U theksua nevoja që të dokumentohet dhe moralisht dënohet veprimi luftënxitës i mediave në lidhje me luftën dhe çdo nxitje e urrejtjes. Gazetarët theksuan që këtë përgjegjësi mbi të gjitha e kanë vet gazetarët që ta konstatojnë dhe ta bëjnë publike në kuadër të shoqatave tyre por se edhe KOMRA duhet ta pranojë si detyrë të saj të rëndëisshme.
Konsultimet kanë zgjatur më gjatë se që është paraparë për shkak të interesimit të madh të pjesëmarrësve që të inkuadrohen në debat.
Konsultimet regjionale me gazetarë dhe redaktorë u organizuan në Lubjanë të premten më 10 shtator 2010 nga Koalicioni për KOMRA përmes Institutin të Paqes. Koalicioni për KOMRA është një rrjet i organizatave e cila zbaton nismën për krijimin e një komisioni regjional ndërshtetëror për konstatimin dhe bërjen publike të fakteve mbi të gjitha viktimat e luftërave gjatë viteve 1991-2001 në hapësirat e ish-RSFJ-së.
Ky ishte prezantimi i parë i Koalicionit për KOMRA në Slloveni. Këto ishin konsultimet e treta regjionale me gazetarë.
U theksua se edhe pse në Slloveni nuk kishte krime lufte, kishte shkelje individuale të drejtave të njeriut posaqërisht fshirja e një numri të madh të qytetarëve nga lista e nënshtetasve, kërkon angazhimin e KOMRA-s.

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.