20.03.2020.
KOMRA për të ardhmen
FushatatFushata ishte e fokusuar që t’ua kujtojë përfaqësue(e)ve apo anëtarëve të presidencës së shteteve në rajon faktin se themelimi i KOMRA-s varet nga vendimi i tyre. Sipas shembullit nga aksionet çfarë i zhvillon Amnesty International, u organizuan aksionet e dërgimit të kartolinave në adresa të presidencave rajonale, me mesazhin e shkurtë të përkujtimit të mbështetjes tashmë të treguar për themelimin e KOMRA-s, dhe se kishte ardhur koha për një hap më tej. Gjatë kohës së zhvillimit të kësaj fushate ai hap do të duhej të ishte nisja e procedurave zyrtare për shqyrtimin e mundësive ligjore dhe kushtetuese për themelimin e KOMRA-s.
Në të gjitha kryeqytetet e shteteve të rajonit u organizua aksioni njëorësh në rrugë në kuadër të të cilit, të gjithë ata që donin, i nënshkruanin kartolinat KOMRA me emrat dhe mbiemrat e tyre, e kartolinat pastaj u dërguan në adresë të presidentit/es së caktuar, apo të anëtarëve të presidencës, të shteteve të rajonit.
Ky aksion u mbajt më 22 shtator të vitit 2012.
Si mbështetje për atë aksion u realizua edhe kampanja online e cila filloi më 25 gusht dhe zgjati deri më 22 shtator. Përdoruesve të rrjeteve sociale iu dërgua ftesa përmes llogarive të Nismës REKOM në Facebook e Twitter që në profilet e tyre të vendosin fotografi me meszhe të mbështetjes për KOMRA, dhe që vetë ata t’i bashkohen Nismës me fotografitë e tyre me mesazhe të reja. Në faqen në Facebook u vendosën edhe lajmërimet dhe video mesazhet.