KOMRA rrjeti i pajtimit

21.10.2007.

Të rinjtë -Beograd, Serbi – 21.10.2007.

2007, Konsultimet rajonale, Serbia, Të Rinjtë

Këto konsultat i organizuan Fondi për të Drejtën Humanitare, Qendra Kërkimore­Dokumentuese dhe Documenta, në bashkëpunim me Nismën rinore për të drejtat e njeriut (Serbi) dhe Rrje­tin rinor të Kroacisë. Në diskutime morën pjesë 37 pjesëmarrës të organizatave joqeveritare dhe të organizatave rinore, katër anëtarë të rinisë të partive politike në rajon, si dhe 16 vëzhgues, prej tyre dy të organizatave ndërkombëtare. Fjalët hyrëse i mbajtën Nataša Kandić (Fondi për të Drejtën Humanitare, Serbi) dhe Vesna Teršelič (Documenta, Kroaci), kurse tubimin e moderuan Emina Bužinkić (Rrjeti rinor i Kroacisë, Kroaci) dhe Andrej Nosov (Nisma rinore për të drejtat e njeriut, Serbi). Web portali H-Alter me një lajm të shkurtë e ka paralajmëruar tubimin.

Konsultat rajonale me të rinjtë mbi instrumentet dhe iniciativat për zbardhjen dhe tregimin e fakteve mbi krimet e luftës në ish Jugosllavi

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.