04.12.2010.
Gratë viktima të luftës Rahovec, Kosovë 04.12.2010.
2010, Konsultimet lokale, Kosova, viktimaQendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (QHDP) nga Kosova, anëtare e Koalicionit për KOMRA, në kuadër të Iniciativës për KOMRA (Iniciativa për themelimin e Komisionit Rajonal për gjetjen e fakteve të krimeve të luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të të drejtave të njeriut në periudhën 1991-2001 në territorin e ish Jugosllavisë), ka organizuar konsultimet e para lokale me gra, viktima te luftës, më datë 4 dhjetor 2010, në Rahovec. Në këto konsultime morren pjesë 32 gra. Ato ishin të përkatësisë shqiptare, serbe dhe rome nga Rahoveci, Hoqa e Madhe dhe Krusha e Madhe.
Një numër i madh i mediave nuk iu përgjigjën ftesës, për arsye të zgjedhjeve parlamentare që mbaheshin atë kohë në Kosovë. Megjithatë, prezent ishte gazetari i së përditshmes ‘Lajm’ i cili shkroi një artikull rreth rrjedhës së takimit dhe Iniciativës për KOMRA.