18.07.2009.
Bashkësia lokale -Zvornik, B dhe H-18.07.2009.
2009, B dhe H, Komunitetet lokale, Konsultimet lokaleKonsultimet i kanë organizuar Shoqata “Anima 2005” (BeH) dhe Shoqata e familjeve të personave të rrëmbyer e të zhdukur të Komunës së Zvornikut (BeH). Në tubim kanë qenë 22 pjesëmarrës, dhe ata përfaqësues të shoqatave të viktimave, familjarët e dëshmorëve të rënë, të organizatave joqeveritare, bashkësive vendore, institucioneve fetare dhe të mediave. Në konsultime kanë marrë pjesë të dërguarit e Zyrës së përfaqësuesit të lartë në BeH, të Organizatës për Siguri deh Bashkëpunim në Evropë (OSBE), dhe të Qendrës ndërkombëtare për të drejtën në tranzicion. Fjalët e hyrjes i kanë mbajtur Mevludin Lupiq (Shoqatat e familjeve të personave të rrëmbyer e të zhduku të Komunës së Zvornikut, BeH), Branko Todoroviq (Këshilli i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në RS, BeH) dhe Natasha Kandiq (Fondi për të Drejtën Humanitare, Serbi), ndërsa tubimin e ka moderuar Vehid Shehiq (Forumi i Qytetarëve të Tuzllës, BeH).