KOMRA rrjeti i pajtimit

28.01.2010.

Familjet e viktimave, familjet e personave të zhdukur, veteranët, invalidët e luftës – Pejë, Kosovë-28.01.2010.

2010, Familjet e personave të zhdukur, familjet e viktimave, Invalidët, Konsultimet lokale, Kosova, Veteranët

Konsultimet janë organizuar nga organizata joqeveritare Syri i Vizionit (Kosovë) në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë. Në takim kanë marrë pjesë 37 pjesëmarrës, anëtarë të familjeve të viktimave, shoqatave të familjarëve të të zhdukurve, veteranëve dhe invalidëve ushtarak të luftës si dhe përfaqësueseve të organizatave joqeveritare. Z. Veton Mujaj ka folur mbi temën Pse KOMRA, ndërkaq Nora Ahmetaj (aktiviste e të Drejtave të Njeriut, Kosovë) dhe Bekim Blakaj (Fondi për të Drejtën Humanitare) kanë njoftuar pjesëmarrësit mbi rrjedhën e deritanishme të procesit konsultativ dhe eksperiencën pozitive të komisioneve të tjera për të vërtetën dhe pajtim në botë. Moderatore e diskutimit ishte Besarta Vasija (Fondi për të Drejtën Humanitare, Kosovë). Pas përfundimit të konsultimeve 34 individ dhe përfaqësues të organizatave kanë nënshkruar deklaratën mbi bashkëngjitje në koalicionin për KOMRA.

kopje e shkruar

Opinionet, propozimet dhe rekomandimet

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.