17.12.2010.
Studentët-Zagreb, -17.12.2010.
2010, Konsultimet rajonale, Kroacia, Projekt Statuti, Të RinjtëNisma e të rinjve për të drejtat e njeriut, Kroaci, Legalis, Zagreb të premten më 17.12.2010 në emër të Koalicionit për themelimin e Komisionit Regjional për konstatimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të drejtave të njeriut në hapësirat e ish-Jugosllavisë – Koalicionit për KOMRA ka organizuar konsultimet regjional mbi draft Statutin e KOMRA-s me studentët dhe të studiuesit e rinj e fushave të drejtësisë, shkencave politike, sociologjisë dhe historisë.
Në konsultimet morën pjesë më shumë se 50 të rinj nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Sllovenia dhe Serbia. Takimi është mbajtur në hapësirat e Rektoratit të Universitetit të Zagrebit.
Prezantimet në këtë takim I bënë: Marijana Toma (Grupa punuese për përpilimin e draft Statutit), Vesna Tershelliq (udhëheqëse e Qendrës për ballafaqim me të kaluarën – Documenta), Mario Mazhiq dhe Ivan Novosell (Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut).