25.03.2022.
Kosovë, 20.3 – 20. 6. 1999: viktimat e UJ-së, MPB-së së Serbisë dhe të U ÇK-së
Kosovë 1999Nga data 20 mars, kur vëzhguesit e OSBE-së dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare e kanë lëshuar Kosovën, deri në tërheqjen e plotë të UJ-së dhe të MPB-së së Serbisë nga Kosova në datën 20 qershor të vitit 1999, jetën e kanë humbur 8,569 persona, kurse fati i 1,094 personave ende nuk dihet. Prej tyre, civilë shqiptar janë 6.118, për vdekjen e të cilëve përgjegjësinë e bartin UJ/MPB, derisa fati i 784 civilëve shqiptarë deri sot ende nuk është qartësuar; 297 civilë serb dhe 191 viktima rome dhe të tjera, për vdekjen e të cilëve përgjegjëse është UÇK, prej të cilëve fati i 154 civilëve serb dhe 67 civilëve rom ende nuk dihet); 1,186 pjesëtarë të UÇK-së/FARK-ut, të zhdukur 46, dhe të vrarë 525 pjesëtarë të UJ/MPB-së së Serbisë, dhe 31 të zhdukur.
Më së shumti njerëz jetën e kanë humbur në rajonin e Prishtinës – 2,261 persona, në mesin e të cilëve 103 janë viktima të NATO-s dhe 118 persona, mbetjet mortore të të cilëve ende nuk janë gjetur: 1,730 civilë shqiptarë, 66 serb dhe 25 civilë rom dhe të tjerë, 260 pjesëtarë të UÇK-së dhe 180 pjesëtarë të UJ/MPB-së.
Krimin më masiv e kanë kryer forcat serbe në datën 27 prill të vitit 1999 në fshatin Mejë/Meja, kur nga kolona e popullatës civile, të dëbuar nga fshatrat e komunës së Gjakovës/Đakovica, i kanë ndarë së paku 300 burra, i kanë mbajtur, e pastaj i kanë pushkatuar dhe mbetjet e tyre mortore i kanë bartur në Serbi dhe i kanë varrosur në shtatë varreza masive në terrenin policor të NJSA në Batajnicë afër Beogradit.
Pas ndërrimit të pushtetit në Serbi, janë zbuluar varrezat masive në Batajnicë, Petrovo Selo në afërsi të liqenit Peruqac/Perućac, kurse gjatë viteve të fundit edhe dy varreza në Rashkë/Raška me mbi 980 trupa dhe pjesë të trupave të shqiptarëve të Kosovës. Ka indikacione se në liqenin Peruqac/Perućac ende ka trupa të fundosur në te.
Në lidhje me pretendimet e burimeve qeveritare serbe dhe burimeve të tjera se NATO-ja është përgjegjëse për vrasjen e 2,500 civilëve dhe 1,000 pjesëtarëve të UJ-së dhe të MPB-së së Serbisë, Rrjeti i Pajtimit Komra, Fondi për të Drejtën Humanitare dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, në bazë të regjistrit emër për emër të viktimave, në mënyrë të vendosur pohojnë se në periudhën midis datës 24 mars e deri në datën 10 qershor të vitit 1999, nga veprimet e NATO-s e kanë humbur jetën 756 njerëz, në Kosvë 485, 261 në Serbi dhe 10 në Mal të Zi. Mbetjet mortore të edhe 10 viktimave ende nuk janë gjetur (http://www.hlc-rdc.org/db/nato/index.html).