KOMRA rrjeti i pajtimit

IMG_8947

15.11.2014.

Mevludin Lupić

Mevludin Lupić vjen nga Zvorniku, nga familja Lupić, nga e cila u vranë pesëmbëdhjetë meshkuj nga 1 deri 7 qershor 1992. Babai i tij Ramo, xhxhai dhe fëmijët e xhaxhait ‒ të gjithë u pushkatuan në Gerina klanica në Karakaj, në Zvornik. Me përkushtim dhe organizim të anëtarëve të familjes të dëshmojnë përpara gjykatës hetuese në Beograd, Mevludini drejtpërdrejt kontribuoi që Prokuroria për krime lufte e Serbisë të ngritë aktakuza kundër kryetarit të luftës të komunës së Zvornikut dhe komandatit të Mbrojtjes Territoriale për vrasjen e rreth shtatëqind meshkujve, të robëruar me 1 qershor 1992 në Bijeli potok.

„Kur përfundoi procesi gjyqësor në Beograd, kur në verdikt e pashë emrin e babait tim dhe vërtetimin për vdekjen e tij, shpresova se të paktën deri diku do të vihet drejtësia në vend. Megjithatë, verdiktet kanë qenë katastrofale. Njeriu i cili e kishte gjithë pushtetin u dënua me gjashtë vjet burg. Njeriu i cili ka komanduar me Mbrojtjen Territoriale dhe me të gjitha ato njësite atje, u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg. Vuajtjet tona mbesin me ne, dhe mund të na ngushëlloni me dhembshuri, e kjo na duhet…“

Mevludin Lupić-i dëshmoi në Forumin X për Drejtësinë Tranzicionale.

Svedočenje Mevludin Lupić

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.