15.11.2014.
Nada Bodiroga
Nada Bodiroga, e lindur në Slavsko Polje, Kroaci. Prindërit e saj, Danica dhe Teodor Samardžija, mbetën në fshat pas aksionit të forcave kroate „Stuhia“, me 4 gusht 1995. Ajo ende pret rezultate të analizës së mbetjeve mortore të gjetura te dyert e shtëpisë së djegur të prindërve.
„Përgjigjia ka qenë, e kam dëgjuar secilën fjalë: ‘(…) mbetjet e gjetura nuk janë të origjinës njerëzore, por shtazore.’ Përsëri kam përjetuar një shok. As nuk më kujtohet se si kam dalur nga ndërtesa e policisë. Ende nuk mund të flej. Thjesht nuk di kujt t’i drejtohem më, kë ta pyes, kujt t’i besoj. Kërkoj vetëm një gjë ‒ të më informoni me shkrim nëse e kanë kryer analizën dhe të cilës origjinë janë mbetjet e djegura. Do ta përballoj. Nuk do të heq dorë. Dua ta di të vërtetën, kam të drejtë ta di të vërtetën “.
Lidhur me përvojën e saj dëshmoi Nada në Forumin X për Drejtësinë Tranzicionale, në nëntor të vitit 2014 në Beograd. Pasi që e dëgjoi gazetari Boris Pavelić, ai e përgatiti rrëfimin e Nada Bodiroga-s pë Novi list të Rijekas.
Dëshmia është në dispozicion vetëm në gjuhët BHSC.
Novi list – Dva desetljeća agonije Nade Bodiroge: Hoću istinu da napokon mirno zaspim