KOMRA rrjeti i pajtimit

Svetlana Slapsak 4

30.05.2014.

Në skaj të kujtimeve

Suksesi zgjedhor i Vuçiqit dhe pozita e Nikoliqit në Serbi mund të kuptohen vetëm nëse supozohet  se qytetarët Serbisë i ka rrëmbyer epidemia e amnezionit; mbijetesën e HDZ-së, pas aktgjykimit të Sanaderit, po ashtu – vetëm përmes infektimit përkatës të popullatës.

Dhe, në fund, klithmën dhe britmën pas aktgjykimit të djeshëm juridikisht të vlefshëm për Janshën po ashtu përmes popullatës së tretë të infektuar.

Mbetet, megjithëkëtë, që dy shembujt e fundit kanë përfunduar me aktgjykim dhe e pakta në njërin rast me burgosje, kurse i pari,  ai serb, përfundon, le të thuhet ashtu, me hapiendin (fundin fatlum) popullor.

Si të kuptohet dhe, posaçërisht, si të shërohet kjo sëmundje? A mos është e pashërueshme? Le t’i shohim disa simptoma themelore: atë se, i ashtuquajturi popull, është i prirë të harrojë, pra, i prirë nga konformizmi dhe frika, atë që nuk është diçka që nuk do ta dinim.

Për këtë arsye janë më të rëndësishme ato simptomat “e pasqyrës”, të cilat i shfaqin ata, e kaluara e të cilëve do të duhej që secilin qytetar minimalisht të arsyeshëm ta dëbonte.

Këto, në thelb, simptoma mbrojtëse, që shpesh fshihen pas aparatit themelor të forcës dhe e shfrytëzojnë dhunën dhe frikësimin, tek Sanaderi kanë qenë të kufizuar në gënjeshtrën e vazhdueshme të pacipë në gjykatë. Si ka ekzistuar aparati shtetëror  gjyqësor, i cili është i trajnuar – nëse guxon – për të reaguar në gënjeshtrat e pacipa dhe gënjeshtrat janë kontestuar njëra pas tjetrës, pa shumë pasion, në procedurën e radhës.

Në rastin e Janshës, tufa e gënjeshtrave, e një niveli edhe më të ulët se sa në rastin e Sanaderit, të cilat aparati gjyqësorë në mënyrë rutinore i ka kontestuar, si simptomë është hedhur në publik: cicërimat e padurueshme malicioze dhe fyese të Janshës, të kombinuara me apoteozat maniakale të liderit nga ana e një grupi të vogël të gjysheve posaçërisht religjioze, skinsave (të flokëqethurve) dhe spiunëve të dështuar.

Ndryshe nga Sanaderi, Jansha, pra, edhe jashtë gjykatës, në mënyrë këmbëngulëse ka treguar se gënjen. Qëllimi politik i kësaj sjelljeje është që të krijojë grupe njerëzish, të cilët, gjithë atë që e thotë lideri, e shpallin të vërtet, kurse gjithçka tjetër si një komplot komunist.

Paksa monotone, vërtet, por me verbërinë e tij të pabesueshme plotësisht e mbulon faktin se vet Jansha ka qenë komunist i ri i rryer kur ka pasur pak njerëz nga gjenerata e tij, se është një nga personat kyç përgjegjës për “personat e fshirë” në Slloveni (më shumë se 26.000), dhe se praktikisht nuk ka personalitet publik, të cilin nuk e ka pështyrë.

Diapazoni, pra, është shumë më i gjerë se sa në rastin e Sanaderit. Porse, sado këmbëngulës që të jetë, kjo procedurë nënkupton luftë kundër kujtesës, pra, e pranon kujtesën si kundërshtar.

Në rastin e Vuçiqit (me Nikoliqin dhe Daçiqin, po edhe me një grup paksa më të gjerë), është fjala për një simptomë të pasqyrës plotësisht tjetër.

Ashtu siç nga asgjë nuk parandihet ndonjë proces i cili do të bazohej në kujtimin mbi atë se çfarë kanë bërë (një për Nikoliqin ka përfunduar në dobi të tij, kurse në dëm të palës e cila ka bërë thirrje për përkujtimin), ata nuk japin asnjë simptomë të veçantë verbale. Pos njërit, kurse kjo është pakuptimësia e përkryer e asaj që flasin, posaçërisht Vuçiqi.

Stili i tij nënkupton një dendësi të madhe të emocioneve dhe të domethënieve, të cilat nuk kanë lidhje me temat. Tonin posaçërisht personal, vet-parashikimet e përhershme dhe vet-mëshirimi, shprehjen e përhershme të gjendjes shpirtërore – thuajse po e pyet dikush diçka, kurse nuk e pyet kush.

Kjo “zbrazëti” e fjalimit të tij është vendi ku fshihet kujtesa. Nëse tashmë nuk ka kujtesë kolektive, qytetare, Vuçiqi duhet që me anë të zbrazëtisë të thotë diçka mbi atë se çfarë ka bërë në luftë, po edhe më vonë. Si një plak, si një bari – diçka mbi veshët e gomarit…

Për hir të së vërtetës, Sanaderi dhe Jansha janë bllokuar në një fushë plotësisht tjetër, në korrupsion. Asgjë, pra, nuk e zvogëlon përgjegjësinë e qytetarëve të Serbisë lidhur me kujtesën personale.

Svetlana Slapshak

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.