15.11.2014.
Nikola Šašo
Nikola Šašo, refugjat nga Kroacia. Prindërit e tij, Ljubica dhe Petar, jetuan në Banija, më fshatin Ljeskovac. Nëna e tij ishte e palëvizshme. U vranë më 5 gusht 1995 në Dvor na Uni. U larguan nga kolona e refugjatëve dhe u lajmëruan për të mbetur në Kroaci.
„(…) Kemi pritur shumë, dymbëdhjetë vjet, por ju dëshiroj që ta gjeni qetësinë shpirtërore ashtu siç e kemi gjetur ne tani. Ne kemi arritur t’i varrosim prindërit tanë në Beograd. Ata e kanë fituar banesën e tyre të amshimit, ato eshtra të tyre. Ne jemi të kënaqur me këtë. Dhe tani duhet të nisë kjo pjesa e dytë, që të gjenden ata të cilët i kanë kryer ato krime, kjo mbetet të jetë një punë tejet e vështirë”.
Mbetjet mortore të Ljubica dhe Petra Šašo-s u gjetën në varrezën masive afër Dvor na Uni në vitin 2014.
Lidhur me tragjedinë e prindërve të tij, Nikola Šašo foli në Forumin X për Drejtësinë Tranzicionale si dhe në Forumin V për Drejtësinë Tranzicionale, në kohën kur trupat e prindërve të tij ende nuk ishin gjetur.
Dëshmia është në dispozicion vetëm në gjuhët BHSC.
Svedočenje Nikola Šašo-Peti Forum