05.05.2006.
Forumin e Parë Rajonal për Drejtësi Tranzicionale
Nismat dhe perspektivat në Ballkanin Perëndimor
Forumin e Parë Rajonal për Drejtësi Tranzicionale, kushtuar nismave dhe perspektivave për zbardhjen e të vërtetës mbi të kaluarën, e kanë organizuar Qendra KërkimoreDokumentuese (BH), Fondi për të drejtën humanitare (Serbi) dhe Documenta (Kroaci), nënshkruesit e Protokollit mbi bashkëpunimin në dokumentimin e krimeve të luftës dhe kundër mos dënimit (prill 2004). Në punën e Forumit kanë marrë pjesë rreth 300 përfaqësues të organizatave për të drejtat e njeriut dhe të shoqatave të viktimave nga rajoni, të Gjykatës dhe Prokurorisë së BH, të kryesisë së BH, Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në BH, të OSBEsë – Misioni në BH, ekspertët ndërkombëtarë për të drejtën tranzicionale, përfaqësuesit e Tribunalit të Hagës, si dhe anëtarët e Grupit punues të partive politike parlamentare të BH i cili në bashkëpunim me Institutin amerikan të paqes, përgatit propozimin e projektligjit për themelimin e Komisionit kombëtar për kërkimin e të vërtetës dhe të pajtimit BH.
Pasqyre e mendineve, propozimeve dhe rekomandimeve
Videoja është në dispozicion vetëm në gjuhët BKSM.