KOMRA rrjeti i pajtimit

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

16.05.2017.

Për tri ditë, 11,485 nënshkrime të mbështetjes për KOMRA

Fushatat, Procesi Berlinit

Në tre ditët e para të fushatës, 11 485 qytetar  të vendeve të rajonit  e përkrahen   themelimin e Komisionit Rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në ish-Jugosllavi që nga 1 janar 1991 deri më 31 dhjetor 2001 (KOMRA).

Në Prishtinë janë  mbledhur 4174 nënshkrime, në Sarajevë 3214 nënshkrime, në Beograd, Nish dhe Zrenjanin 2482 nënshkrime, në Banja Lukë 1456 nënshkrime, ndërsa në Zagreb janë mbledhur 92 nënshkrime të përkrahjes. Peticioni në sajtin e recom.link nga e shtuna me  13 maj, u nënshkrua nga 67 qytetarë.

Përveç këtyre qyteteve, që nga sot mbledhja  e nënshkrimeve të mbështetjes fillon  edhe në Novi Pazar, dhe pastaj në Suboticë, Novi Sad dhe  Rijekë.

 

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.