KOMRA rrjeti i pajtimit

publilkacija YIHR

03.07.2015.

Perspektivat e shoqërisë multietnike në Kosovë – Publikimi

publilkacija YIHR

Publikimi “Perspektivat e Shoqërisë Multietnike në Kosovë” është njëë hap pioneer në themelimin e bashkëpunimit akademik mes Prishtinës dhe Beogradit. Është rezultat I punës së dhjetë bashkëpunëtorëve rë Fakultetit të Shkencave Politike rë Universitetit të Beogradit dhe Departamentit të Shkencave Politike të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, të përkeqësuara seriozisht në fund të viteve 1980, janë duke u rindërtuar mjaft ngadalë dhe me pengesa të shumta. Ky proces bashkëpunimi u fillua nga artistë, intelektualë të pavarur dhe aktivistë të të drejtave të njeriut. Ata që rrallë janë të ngarkuar me interesa të politikës ditore dhe të cilët nuk hezitojnë të flasin hapur për problemet e shoqërisë në të cilën jetojnë. Në sajë të tyre, komunikimi ndërmjet qarqeve të caktuara serbe dhe shqiptare në fakt nuk ka ndaluar.

Misioni i zvogëlimit të distancës midis shoqërisë shqiptare dhe serbe përfshin disa media, gazetarë mendje hapur raportimi i të cilëve kundërshton diskurset që më tepër pasqyrojnë nevojat e qeverive sesa realitetin ashtu siç është. Pas përfundimit të konflikteve, në fillim në një numër shumë modest, disa të rinj gjithashtu filluan udhëtimin e tyre drejt Beogradit dhe Prishtinës, duke shkuar në “anën tjetër” me dëshirën për të shembur muret e ngritura në rrethinat e tyre duke u njohur me njerëz të gjeneratës së njëjtë.

Sot, komunikimi në mes të Kosovës dhe Serbisë është i pa penguar në disa qarqe, pavarësisht bindjes ende dominuese se diçka e tillë është jo vetëm e panevojshme, por edhe e pamundur. Megjithatë, lidhjet e krijuara deri tani janë të dobëta sepse ndikimi i tyre në publik më të gjerë është ende i pamjaftueshëm. Shembujt e bashkëpunimit potencohen ende si lajme dhe përmenden si përjashtime.

Një shembull i tillë është publikimi “Perspektivat e shoqërisë multietnike në Kosovë”, që është një hap pionier në krijimin e një bashkëpunimi akademik në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Është rezultat i punës së dhjetë bashkëpunëtorëve të Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Beogradit dhe të Departamentit të Shkencave Politike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Kjo doli nga nevoja e cila u shfaq spontanisht për t’u marrë në mënyrë akademike me disa çështje që lidhen me funksionimin e sistemit politik të Kosovës. Meritat më të mëdha për këtë projekt i ka Stefan Surlić, studiues i Qendrës për Studime Ndërdisiplinore të Ballkanit në Fakultetin e Shkencave Politike. Me iniciativën e tij, një grup prej bashkëpunëtorëve të rinj të Fakultetit të Beogradit u mblodhën, me qëllim të hulumtimit të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë. Si pjesëmarrës në këtë projekt, ata udhëtuan për herë të parë në Kosovë, u takuan me kolegët e tyre nga Prishtina dhe u përfshinë aktivisht në kryerjen e një hulumtimi shkencor.

Negociatat e Brukselit midis përfaqësuesve të institucioneve të Beogradit dhe Prishtinës tregojnë se ka pasur disa sfera të jetës, normalizimi i të cilave ka kërkuar një marrëveshje ndër-qeveritare. Megjithatë, pyetja esenciale mbetet ajo se çfarë ndikimi kanë takimet e dy kryeministrave dhe ekipeve të tyre në normalizimin e marrëdhënieve midis “njerëzve të zakonshëm”. Gjetjet në hulumtimet e kryeradëshmojnë për një distancë jashtëzakonisht të thellë etnike midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Ato janë shkatërruese, por mund të përdoren gjithashtu si një motivim për një punë edhe më intensive dhe të vazhdueshme në uljen e paragjykimeve ekzistuese midis dy kombeve.

Dhjetë autorët e teksteve para nesh bënë hapat e parë, por na bënë edhe të mendojmë se si të kontribuojmë në intensifikimin e komunikimit midis universiteteve në Serbi dhe në Kosovë dhe rreth mënyrave të tjera të bashkëpunimit institucional gjithashtu. Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut konsideron se rrethanat aktuale socio-politike ofrojnë mundësinë për të rritur dhe pasuruar listën e mënyrave formale të bashkëpunimit në krahasim me iniciativat e realizuara në nivele jozyrtare.

Krijimi i hapave të parë të bashkëpunimit midis komuniteteve akademike të Kosovës dhe Serbisë u ndihmua nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Serbi. Ne me padurim presim që projekte të tilla dhe të ngjashme të realizohen nga fondet e buxhetit të shtetit ose nga buxhetet e fakulteteve përkatëse. Kjo do të vë bashkëpunimin akademik në mes të Beogradit dhe Prishtinës në kuadër të aktiviteteve të rregullta akademike, pa atribute të ekskluzivitetit.

Pavarësisht negociatave me dekanët e fakulteteve te shkencave politike ne Beograd dhe Prishtinë, që zgjatën më shumë se një vit, ky botim nuk mban logon e ndonjërit fakultet. Asnjëra palë nuk kishte kurajo politike për tu dalë në krah punëtorëve të rinj akademike dhe të njohin nevojën e tyre për krijimin e kanaleve zyrtare të komunikimit me kolegët në rajon. Megjithatë, ky grup i të rinjve nuk e sheh këtë si një dështim, por një nxitje për të vazhduar bashkëpunimin derisa përpjekjet e tyre të njihen edhe nga akademia.

 

Perspektive multietničkog društva na Kosovu/
Perspektivat e shoqërisë multietnike në Kosovë/
Perspectives of a Multiethnic Society in Kosovo

Originally published on yihr.rs.

 

 

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.