KOMRA rrjeti i pajtimit

witness protection cover

16.09.2015.

Raportin “Mbrojtja e Dëshmitarëve në Republikën e Kosovës”

CRDP logo

 

Pas një hulumtimi disa mujor, Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (QHDP) ka publikuar raportin “Mbrojtja e Dëshmitarëve në Republikën e Kosovës”

 

Është shqyrtuar literatura përkatëse, ligjet a aplikueshme lidhur me mbrojtjen e dëshmitarëve dhe janë zhvilluar intervista me akterët kryesorë institucionalë të lidhur me çështjen në fjalë.

Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (QHDP) ka konstatuar se gjendja aktuale e sistemit të drejtësisë në Kosovë nuk është e favorshme për dëshmitarët, duke pasur parasysh rastet e dështimit të proceseve gjyqësore si pasojë e zbulimit të dëshmitarëve përgjatë atyre proceseve.

Gjithashtu të intervistuarit tanë i kanë konfirmuar vështirësitë në mbrojtjen e dëshmitarëve dhe funksionalizimin e një sistemi që do të siguronte mbrojtjen pavarësisht çfarëdo rrethane.

Pavarësisht që Kosova nuk është një shtet i pasur, duke pasur parasysh situatën e paraqitur në raporte ndërkombtare sa i përket krimit të organizuar, dështimit të gjykimeve për krime lufte si pasojë e mbrojtjes joadekuate të dëshmitarëve etj., pasja e një sistemi funksional të mbrojtjes së dëshmitarëve duhet të jetë prioritet i Republikës së Kosovës.

QHDP ka nxjerrë disa rekomandime me rëndësi për t’i adresuar mangësitë kryesore të sistemit të drejtësisë në rrafshin e mbrojtjes së dëshmitarëve.

Një nga këto rekomandime është krijimi i një procedure standarde të financimit për raste të veçanta gjë e cila duhet të jetë një prioritet i Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Financave. Për ta pasur një sistem funksional të drejtësisë, gjë që është zanafilla e shtetit të së drejtës, financat për të duhet të jenë poashtu prioritare në ndarjet e buxhetit.

QHDP u bënë thirrje edhe njëherë të gjithë akterëve që ta marrin me seriozitetin e nevojshëm çështjen në fjalë, ashtuqë Kosova të jetë në gjendje ta përmbushë obligimin e saj kushtetues për sundim të ligjit si dhe t’u përmbahet obligimeve ndërkombtare që lidhen me Drejtësinë Tranzicionale e që janë poashtu kusht i BE-së për integrime të mëtutjeshme. (Gazeta Lajm, 15.09.2015.)

 

Mbrojtja e Dëshmitarëve në Republikën e Kosovës (bilingual publication in PDF)

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.