15.10.2020.
Politikat e kujtesës dhe Praktikat e përkujtimit në Evropën Juglindore
Debati, FDH Kosovë, KOMRA, RECOMGjatë dy dekadave të fundit në Evropën Juglindore kanë evoluar politikat e ndryshme të kujtesës nga poshtë lart dhe nga lart poshtë. Ato janë përbërës i kujtesës kolektive të vendosur kryesisht brenda kornizave kombëtare dhe karakterizohen me të kuptuarit ndryshe të së kaluarës, me simbole dhe përfaqësime të kontestuara në sferën publike. Krahas këtij sfondi, paneli do të diskutojë mbi dinamikat dhe modelet e politikave të kujtesës dhe praktikave të përkujtimit në Evropën Juglindore, më konkretisht në shtetet post-Jugosllave. Bisedat në panel do të përqendrohen në tri grupe pyetjesh të përkufizuara gjerësisht, por megjithatë të ndërlidhura e që përfshijnë si vijon:
- si vazhdon e kaluara e afërt të jetojë në të tashmen dhe si formon kjo politikën e kujtesës dhe praktikat e përkujtimit sot?
- cilat janë tendencat kryesore të politikës së kujtesës dhe praktikave të përkujtimit?, dhe
- si e ka formësuar aktivizmi i kujtesës politikën e kujtesës dhe në çfarë mënyre ka kontribuar në krijimin e një vizioni të përbashkët për të ardhmen?
Diskutimin mund ta ndiqni në Facebook, dhe në kanalin Youtube të Rrjetit të Pajtimit KOMRA të enjten me 22 Tetor, në orën 17:00.