KOMRA rrjeti i pajtimit

Politikat e kujtesës dhe Praktikat e përkujtimit
FOTO: Vjeran Pavlaković

08.02.2021.

Politikat e kujtesës dhe Praktikat e përkujtimit në Evropën Juglindore -Transkriptë

Ana Milošević, Memorializimi, Naum Trajanovski, Politikat e kujtesës, Praktikat e përkujtimit, Venera Çoçaj, Vjeran Pavlaković, Vjollca Krasniqi

Gjatë dy dekadave të fundit në Evropën Juglindore kanë evoluar politikat e ndryshme të kujtesës nga poshtë lart dhe nga lart poshtë. Ato janë përbërës i kujtesës kolektive të vendosur kryesisht brenda kornizave kombëtare dhe karakterizohen me të kuptuarit ndryshe të së kaluarës, me simbole dhe përfaqësime të kontestuara në sferën publike. Krahas këtij sfondi, paneli do të diskutojë mbi dinamikat dhe modelet e politikave të kujtesës dhe praktikave të përkujtimit në Evropën Juglindore, më konkretisht në shtetet post-Jugosllave. Bisedat në panel do të përqendrohen në tri grupe pyetjesh të përkufizuara gjerësisht, por megjithatë të ndërlidhura e që përfshijnë si vijon:

 

  • si vazhdon e kaluara e afërt të jetojë në të tashmen dhe si formon kjo politikën e kujtesës dhe praktikat e përkujtimit sot?
  • cilat janë tendencat kryesore të politikës së kujtesës dhe praktikave të përkujtimit?, dhe
  • si e ka formësuar aktivizmi i kujtesës politikën e kujtesës dhe në çfarë mënyre ka kontribuar në krijimin e një vizioni të përbashkët për të ardhmen?

 

Transkriptë

Online diskutim VIDEO

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.